Edi Rama
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Edi Rama | |
Emri | Edi |
Mbiemri | Rama |
Lindur më | 1964 |
Lindur në | Tiranë |
Nacionaliteti | shqiptar |
Profesioni | politika |
Mirënjohje | |
- World Mayor 2004 | |
Edi Rama |
Edi Rama lindi më 1964 është piktor, basketbollist, politikan si dhe kryetar i bashkisë së Tiranës. Bir i Artistit të Popullit Kristaq Rama, Edi deri më tani ka siguruar një vend në kujtesën e përbashkët të kombit si një njeri që solli risi në jetën shoqërore shqiptare.
Edi Rama është shumë popullor në qytetin ku ka lindur dhe jeton, kryqeyteti Tiranë. Prej vitit 2000 Edi Rama udhëheq Bashkinë e Tiranës. Më 2004 fiton titulln World Mayor duke garuar suksesshëm kundër kryebashkiakut të Romës, Athinës dhe Mexico Districto Federal.
Kundërshtarët e z. Rama pretendojnë se ai ka keqpërdorur pozitën e tij gjatë zgjedhjes së firmave tenderuese në zbukurimin dhe ndërtimin e Tiranës, ka marrë pjesë në larje parash gjatë këtyre ndërtimeve, dhe se fondet në dispozicion për Bashkinë e Tiranës kanë qenë në shpërpjesëtim të madh me atë çka i është ofruar bashkive të tjera larg qendrës ose të qeverisura nga parti më të vogla.
Ai po ashtu akuzohet se i ka qëndruar besnik kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Fatos Nano, edhe përkundër akuzimeve për korrupsion nga opozita dhe mosparandalimit të humbjes së zgjedhjeve nga bashkanëtarët.
Shiko edhe këtë
Lidhje të jashtme
- Gazeta Shekulli:"Rama: Ja projektet e reja për Tiranën"
- Albania Mayor - Edi Rama
- Regeneration man - Gazeta The Guardian
- The mayor transforming Tirana - BBC
- Edi Rama, Mayor of Tirana - World Mayor 2004