Pandeli Sotiri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Pandeli Sotiri ishte themeluesi i parë i shkollës shqipe në Korçë. Ai ishte një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Vitet e fundit të jetës, Pandeli Sotiri i kaloi i internuar në Selanik.
Pandeli Sotiri ishte nje rilindas qe punoi per hartimin e abetares se pare ne gjuhen shqipe, ishte nje patriot dhe memedhetar, por ishte i martuar me nje grua greke, mbase e nje dhespoti. Me kete fakt lidhet edhe vdekja e tij tragjike. Gruaja e tij, duke mos qene dakord me veprimtarine atdhetare prej shqiptari te Pandeli Sotirit, e spiunon ne nje nga ditet kur ai kish ne shtepine e tij ne Stamboll (Beshiktash), te gjitha materialet e punes se tij per abetaren shqipe. Ne kohen qe njerez nga kisha greke shkuan per te vepruar me dhume kunder tij, rrembyer dhe shkaterruar doreshkrimet, ai i pikasi, dogji materialet dhe per te mos rene ne dore te tyre, si dhe per te evituar torturat, per te cilat ishte i sigurte qe do t'i ndodhnin, u hodh nga kati i trete i nderteses ku banonte, duke gjetur ne kete menyre vdekjen. Kjo eshte edhe arsyeja perse shteti shqiptar asnjehere nuk mundi dot te gjente eshtrat e ketij patrioti, sepse ai nuk u lejua te varrosej ne varrezen e krishtere si te gjithe te tjeret, ngaqe kreu vetevrasje, te cilen feja e krishtere nuk e pranon dhe e quan nje mekat.
Keshtu u shua nje nga patriotet me te medhenj te Shqiperise, i cili hapi shkollen e pare shqipe ne Korce, se bashku me vellane e tij, Koto Sotirin, qe e hapi ne Pogradec, ne pamundesi per ta hapur ne vendlindjen e tij Selcke te Lunxherise se Gjirokastres, sepse nuk e lejuan persona te shitur tek greket.
![]() |
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |