Shën Gjergji
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shën Gjergji (rr. 275/280 - 23 prill 303) ishte një ushtar romak që u bë më vonë dëshmor i krishterimit. U bë i pavdekshëm në tregimin e Shën Gjergjit dhe kuçedrës. Ai është Shenjti mbrojtës i disa vendeve dhe qyteteve, si Anglia, Gjeorgjia dhe Moska, si edhe shumë profesioneve, organizatave dhe të sëmurëve.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jeta
Gjergji lindi ne nje familje te krishtere ne fund qindvjecarin e 3. I ati ishte nga Kapadocia dhe sherbeu si oficer ne ushtri. E ëma ishte nga Lida, ePalestines. Ajo u kthye ne vendlindje si vejushe me te birin, ku ajo e rriti dhe e seliti.
Edhe Gjergji ndoqi shembullin e te atit ne rini, dhe hyri ne sherbimin ushtarak. Ai deshmoi qe ishte nje ushtar i mire dhe u ngrit vazhdimisht ne rangun ushtarak. Ne moshen 28-29 vjecare ai kishte fituar titullin e Tribunit dhe pastaj ate te Kontit. Kete kohe Gjergji ishte vendosur ne Nikomedia si anetar i rojes (gardes) vetjake te perandorit romak Dioklecianit (qeverisi 284-305).
Ne vitin 303, Diokleciani nxori nje urdher qe lejonte perndjekjen e te krishtereve ne te gjithe Perandorine. Çezari i tij, Galeriusi, mendohet te jete pergjegjes për kete vendim dhe do te vazhdonte perndjekjen edhe gjate qeverisjes se tij (305-311. Gjergji u dhuroi te varferve te gjithe pasurine e tij. Ne Armina (Armenia) ai organizoi dhe udhehoqi bashkesine e krishtere te Urmit (Urumiah) si edhe vizitoi Britanine ne njeren prej fushateve perandorake.
Gjergji u urdherua nga Galeriusi te merrte pjese ne perndjekje por ne vend te kesaj ai tregoi se ishte vete i krishtere dhe e qortoi vendimin perandorak. Diokleciani u zemerua aq shume saqe urdheroi kapjen dhe torturimin e ketij tradhetari dhe vrasjen e tij.