Shërbimi Policor i Kosovës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
|
|
---|
|
Shërbimi Policor i Kosovës ose shkurt ShPK është emërtimi zyrtar i policisë së Kosovës nën administratën e UNMIK-ut. Komandanti i SHPK-së, është kolonel Sheremet Ahmeti.
[redaktoni] Shërbimet dhe qëllimet
Shërbimi Policor i Kosovës ka për qëllim afrimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Është shërbim multi-etnik i cili ka për qëllim të sigurojë implementimin e ligjeve të aprovuara nga Institucionet e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes. Për kryerjen e këtyre shërbimeve SHPK-ja krye këto detyra policore:
- Të gjitha krimet hetohen hollësisht, pavarësisht nga përkatësia etnike e viktimës apo e kryerësit.
- Ndjekja dhe dënimi i kryerësve të krimeve është i vazhdueshëm dhe efektiv pa marrë parasysh përkatësinë etnike të kryerësit apo të viktimës.
- Zgjidhen vrasjet dhe sulmet e rënda ndaj anëtarëve të pakicave etnike.
- Dëshmitarët mbrohen në mënyrë efikase nga frikësimi dhe ndëshkimi.
- Incidentet e krimit të organizuar, trafikimit, krimit që rrjedh nga ekstremizmi, terrorizmi, dhe krimet ekonomike hetohen ashtu që përqindja e rasteve të pazgjidhura të krimit që rrjedh nga ekstremizmi ose terrorizmi të bie.
SHPK ka mekanizmat e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar përmes të cilëve përfshihet transferimi i të dyshuarve dhe të dënuarve dhe ndihmën reciproke juridike mes juridiksioneve. Poashtu, ekziston bashkëpunimi i plotë me Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), duke përfshirë arrestimin dhe sigurimin e të akuzuarve dhe sigurimin e dëshmitarëve dhe informatave.
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga Politika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |