Alfred Bualoti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Alfred Bualoti u lind në Tiranë në vitin 1953. Eshtë një aktor dhe menaxher i njohur teatri, drejtues i festivalit të parë ndërkombëtar të teatrit në Shqipëri, “Butrinti 2000”. U diplomua si aktor nga Instituti i Larte i Arteve, në Tiranë, më 1974. Për një farë kohe punoi në Radio-Televizionin Shqiptar dheë vonë në Teatrin e Gjirokastrës. Mbasi kreu një kualifikim pasuniversitar pranë Teatrit Nacional Chaillot në France, kaloi si aktor në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ka interpretuar 9 role në kinematografi duke filluar me rolin protagonist të Vlashit në filmin “Pylli i lirise”. Filma të tjerë janë: “Njeriu me top” 1977, “Përtej mureve të gurta” 1979, “Fushë e blertë, fushë e kuqe” 1984, “Dy herë mat” 1986, “Tela për violinë” 1987, “Misioni përtej detit” 1988.
[redaktoni] Filmografia
- Misioni përtej detit - (1988)
- Dy herë mat - (1986)
- Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984)
- Një natë pa dritë - (1981)
- Përtej mureve të gurta - (1979) .... Ramizi
- Pylli i lirisë - (1976).......Vlashi
[redaktoni] Shih edhe
![]() |
Ky artikull nga Filmi është cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |