Bajram Kosumi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Bajram Kosumi lindi më 20 mars 1960 në Tuxhec, Dardanë. Ka qenë kryeministër i qeverisë së Kosovës. Përgatitja profesionale e tij Fakulteti Filologjik, dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe Magjistër i shkencave filologjike. U agazhua si gazetarë në vitet 1991-1993, gjatë viteve 1994-1996 dhe 2000-2002 ishte kryetare i Partisë Parlamentare të Kosoves. Mori pjese si antarë i delegacionin të Kosovës në Konferencën e Rambujesë (1999) pas luftes kreu funksionin e ministrit te informiit në qeverin e perkoshme të Kosovës gjate viteve 1999-2000. Që nga themelimi i Partisë AKK është nënkryetarë i saj. Si antarë i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ishte gjate viteve 2001-2004 dhe nga ky funksionë në vitin 2004 zgjedhet minister i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe nga aty pas parabugimit të Kryeminstrit të Qeverisë s Kosovës Ramush Hajredinaj emerohet si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës.
Bajram Kosumi ka bërë disa publikime si "Koncept për subpolitikën", botuar në Prishtinë më 1995, "Fjalor i barbarëve", Prishtinë, 2000, "Koncept për mendimin e ri politik", Prishtinë, 2001 dhe 2004 "Lirika e Fishtës (studim)", i botuar ne Tiranë, më 2004. Po ashtu është bashkeautorë i publikimeve "Libri i lirisë" (bashkautor), Prishtinë, 1991 dhe librit te cenzurar "Letra nga burgu" Prishtinë, 2004.
Bajram Kosumi perposë gjuhës amtare (shqipes) fletë edhe serbishtën dhe anglishtën.
[redaktoni] Kritika
Është akuzuar disa herë për nepotizëm dhe korrupcion nga gazetat dhe organizata jo-qeveritare. Sipas gazetës Express të datës 16 gusht 2006, Kosoumi me të holla(1,5 milion) nga buxheti i Kosovës që ishin ndarë për ilaçe, ka ndërtuar rrugë në fshatin e lindjës. Kosumi në anën e vet mohon këtë dhe thotë se me rastin e shqyrtimit të projektit për rrugë në fshtin e lindjes janë respektuar të gjitha procedurat dhe nuk është bërë asgjë e paligjshme.
[redaktoni] Bibliografia
- Libri i lirisë (bashkautor), Prishtinë, 1991
- Koncept për subpolitikën, Prishtinë, 1995
- Fjalor i barbarëve, Prishtinë, 2000
- Koncept për mendimin e ri politik, Prishtinë, 2001
- Letra nga burgu - libri i censuruar (bashkautor), Prishtinë, 2004
- Lirika e Fishtës (studim), Tiranë, 2004
- Letërsia nga burgu, Toena , Tiranë 2006
- Një vit vendimtar, Toena, Tiranë 2006
![]() |
Kryeministrat e Kosovës |
Bajram Rexhepi | Ramush Haradinaj | Bajram Kosumi | Agim Çeku |