Festat Islame
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Pjesë nga një sërë artikujsh. |
Besimi dhe praktika |
• Teuhidi i Allahut • Deklarata Islame • Namazi • Agjërimi • Haxhxhi • Zekati • |
Figura të njohura |
• Muhammedi • Sahabët • Profetët në Islam • Aliu • Ebu Bekir • Omeri |
Tekste dhe ligje |
• Kur'ani • Suret Kur'anore • Hadithi • Sheriati • Jurispudenca Islame • |
Medh-hebet në Islam |
• Hanefi • Shafi • Maliki• Hanbeli • |
Aspektet shoqërore |
• Akademia • Teologjia • Filozofia • Shkenca • Arti • Arkitektura • Qytetet • Kalendari • Festat • Gruaja • … në Kur'an • Sufizmi• |
Shih edhe |
• Fjalori Islam • |
Festat Islame janë festat të cilat i njeh legjislacioni Islam, festat tjera mund të jenë çfardo, por jo Islame.
Ndër festat Islame llogariten::
- Xhumaja (Dita e Premte) është një ditë e rëndësishme në jetën e një Muslimani. Lutjet dhe veprimet e devotshme që bën një musliman i devotshëm në këtë ditë shpërblehen se sa në ditët tjera të javës. Edhe pse kjo ditë e javës është ditë feste nuk duhet llogaritur si Sabbath, muslimanët refuzojnë besmin se Zoti ka pushuar pas krijimit. Kjo ditë është zgjedhur si ditë feste (për dallim nga ditët tjera) sepse besohet se Ademi a.s. (Adami) ka lindur në këtë ditë. Besimtarët gjat kësaj dite mblidhen në xhamin e vendit (ku jetojnë) dhe të udhëhequr nga imami falin namazin e xhumasë.
- Ramazani - është muaji në të cilin muslimanët çdo ditë agjërojnë nga agimi gjer në perëndim të diellit.
- Fitër Bajrami (Eid al-Fitr) ose "Bajrami i Vogël" (al-Eid saghir) - është festë e cila bëhet pas përfundimit të Ramazanit që është dita e parë e mualit Shawwal.
- Kurban Bajrami (Eid al-Adha) ose "Bajrami i madh" (Kurban Bayram) - ësht dy muaj dhe 10 ditë pas bajramit të vogël. Kjo festë njihet si festa e sakrificës dhe vie si gëzim i kryerjes së Haxhxhit.
- Dita e Ashurave - është dita e dhjetë e muajit Muharram. Kjo është dita në të cilën Zoti shpëtoi Musën a.s. dhe popullin e tij nga Faraoni i Egjiptit.
- Nata e Lejletul Kadrit (Nata e fuqisë) - është një nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit (19,21,23,25,27,29). Konsiderohet si nata më e shenjtë e tërë vitit sepse është nata në të cilën ka zbritur Kur'ani. Gjithashtu konsiderohet më e mirë se 'njëmi muaj. [Kur'an 97:1-3].
- Laylat ul Isra' wa-l-Miraaj (Nata e Israsë dhe Miraxhit) është nata e 27 e muajit Rajab, nata e udhëtimit të Muhammedit a.s. n Jeruzalem dhe pastaj nëpër qiej.
- Laylat ul Bara'ah nata mes 14 dhe 15 Sha'ban.
- Jumu'ah-tul-Wida (arabisht: جمعة الودع ) xhumaja e fundit e muajit Ramazan para Eid-ul-Fitr.
[redaktoni] Referencat
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Datat e festave Islame
- Festat Islame (BBC Feja) me data