Fjalë të urta
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Besa
- Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri.PRESHEVË
- Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN
- Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN
- Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. KOSOVË
- Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR
- Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORË
- Ai që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË
- Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN
- Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. KURVELESH
- Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR
- Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR
- Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODËR
- Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN
- Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG
- Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. KURVELESH
- Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË
- Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL
- Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË
- Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR
- Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI E MESME
- Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. ELBASAN
- Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG
- E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
- Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
- Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
- Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
- Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
- Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
- Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
- Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
- Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
- Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
- I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
- Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
- Ku ngul hunë var hejbet. JUG
- Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
- Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË
- Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
- Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
- Kush kërkon gjen. PËRMET
- Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
- Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
- Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
- Pushka don pushkën. TROPOJË
- Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
- Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
- Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
- Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
- Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
- S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
- Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
- Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
- Trimi e ka me vete fatin. VLORË
- Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË
- Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
- Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
- Amanetin e mban toka. SHKODËR
- Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN
- Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
- Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
- Burri i mirë flet një herë. KRUJË
- Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
- Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
- Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË
- Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
- Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
- Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
- Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
[redaktoni] Atdheu
- Ara ime varri im. LABERI
- Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
- Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
- Atdheu mbi të gjitha. VLORE
- Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. KORCE
- Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
- Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
- Bukë e hi në shtëpi. PERMET
- Çdo hi në vatrën e tij. JUG
- Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
- Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
- Dardha bie nën dardhë. VLORË
- Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
- Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
- Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
- Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
- Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
- Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
- Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
- Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
- Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
- Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
- Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
- Gjuha bashkon kombin. JUG
- Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
- I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
- Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
- Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
- Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
- Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
- Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
- Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
- O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
- Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
- Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
- Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
- Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
- Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
- Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
- Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
- Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
- Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË
- Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
- Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
- Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
- Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
- Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
- Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
- Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
- Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË
- Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
- Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORË
- Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
- Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
[redaktoni] Mënçuria
- Kur je ne grope mos germo me shume. TULLACI VLORE
- Me mire rralle e per mall, se sa shume e per lum. TULLACI VLORE
- Kush nuk ka koke, ka kembe. TULLACI VLORE
- Te futi gishtin, futi karin. TULLACI VLORE
- Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
- Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
- Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
- Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
- Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
- Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
- E treta e vërteta. DEVOLL
- Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI
- Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
- Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
- Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
- Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
- Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
- Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
- Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
- Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
- Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
- Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
- Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
- Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
- Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
- Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
- Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
- Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
- Mos e ban penin tra. DIBËR
- Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
- Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
- Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
- Nuk luan ferra kot. VLORË
- Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
- Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË
- Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
- Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
- Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
- S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
- S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
- Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
- S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
- Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
- Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
- Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
- Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
- Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
- Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
- Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
- Ç'i do qeni brekët. KORÇË
- Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
- Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
- Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
- Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
- Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
- E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
- Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
- Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
- Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
- Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
- Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
- Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
- Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
- Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
- Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
- Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
- Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
- Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
- Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
- Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
- Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
- Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
- Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
- Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
- Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
- Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
- Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
- Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
- Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
- Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
- Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
- Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
- Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
- Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
- Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
- Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
- Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
- Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË
- O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
- Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
- Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
- Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
- Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
- Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
- Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
- Kam inat po nuk kam takat. BERAT
- Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
- S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR
- Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
- S'jepet një pelë për një thelë. JUG
- S'ka varfëri i mençuri. JUG
- Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
- Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
- Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË
- Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË
- U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
- Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
- Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
- Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
- Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
- Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
[redaktoni] Thjeshtesia
- Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
- Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
- Dhe durimi ka kufi. JUG
- Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
- Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
- E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
- Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
- Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
- Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
- Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI
- Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
- I buti thyen të fortin. SHKODËR
- Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
- Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
- Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
- Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
- Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
- Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
- Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
- Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
- Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
- Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
- Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
- Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
- Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
- Për pleshtin djeg jorganin. JUG
- Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
- Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
- Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
- Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
- Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
- Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
- Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
- Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
- As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
- Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODËR
- Avash Beg se ka hendek. BERAT
- Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
- Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
- Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
- Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
- Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
- Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
- Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
- Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
- Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
- Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
- Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
- Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
- Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
- Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
- Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
- Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
- I gjen mushka drutë. JUG
- I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
- Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
- Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
- Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
- Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
- Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
- Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJË
- Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
- Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
- Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
- Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
- Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
- Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
- Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
- Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
- Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
- Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
- Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
- Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
- Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
- Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
- Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
- Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
- Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
- Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG
- S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË
- S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
- S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
- Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
- S'tunden malet me përralla. JUG
- Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
- Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
- Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
- Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
- Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
- U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
- U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
- U hap dheu, doli një plesht. JUG
- U mbars mali, polli një mi. JUG
- Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
- U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
- Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
- Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
- Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
- Bëj si të thotë më i madhi. JUG
- Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
- S'di gomari të haj tagji. PËRMET
- Dami të bëhet mësim. DIBËR
- Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
- Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
- Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
[redaktoni] Drejtesia
Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVË
Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
I ligu të puth e të kafshon. JUG
I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
Bie molla që ka krimbin. JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
Hatëri të lë pa brekë. BERAT
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
Koka e falur s'pritet. JUG
Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORÇË
Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
S'hahet në vend të djathit. KORÇË
S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORË
Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PËRMET
[redaktoni] Liria
Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak. JUG.
Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë. KOSOVË
As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb. JUG
Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi. SHKODËR
Breshka po ferrën don. KAVAJË
Buka e botës s'të ngop. KORÇË
Buka e botës, laku i kokës. SARANDË
Burri nuk shtrihet as për së vdekmi. MIRDITË
Çdo mal e din barrën e vet. PRIZREN
Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij. JUG
Çdo shpresë fluturon me krahët e saj. JUG
Ç'hall ke, vështroje. VERI
Dasëm pa mish nuk ka. KORÇË
Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN
Dele e butë në qafë të ujkut. JUG
Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË
Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja. SHKODËR
E di gjalmi ç'ka torba. PËRMET
E di vetë gomari ku i vret samari. JUG
Gunë e huaj s'të mban ngrohtë. KOLONJË
Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. VERI
Hallet e mia i di trari im. ELBASAN
Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj. MYZEQE
I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË
Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË
Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. SARANDË
Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR
Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË
Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR
Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG
Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVË
Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR
Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET
Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË
Kush unj qafën i bie zverkut. JUG
Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR
Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË
Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG
Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË
Liria i ka rrënjët në gjak. JUG
Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË
Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT
Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË
Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË
Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË
Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN
Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR
Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG
Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK
Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE
Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT
Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË
Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR
Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR
Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT
Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH
Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG
Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR
Mjer ai që pret nga tjetri! JUG
Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË
Mos shko maz pas pele. KOSOVË
Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR
Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR
Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG
Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË
Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG
Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË
Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN
Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. VLORË
Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË
Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË
Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË
Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE
S'bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË
Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG
S'mbahet shpirti me falimnders. VERI
Syri i të zotit plehron arën. JUG
Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË
Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË
[redaktoni] Puna
Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË
Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË
Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN
Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR
Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
Dita pa punë nata pa gjumë. JUG
Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË
Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
Gjykon puna, s'gjykon guna. LIBRAZHD
Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË
I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. SHKODËR
Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVEÖESH
Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
Kush ka turp, vdes për bukë. JUG
Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR
Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR
Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
Malet tunden, po nuk bien. JUG
Me fal gjakun është burrni. KOSOVË
Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG
Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË
Mushka do dru, e demi kular. SARANDË
Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR
Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. JUG
Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG
Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG
Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG
Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL
Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET
Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET
Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG
Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR
Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. JUG
Kur s'ke punë luaj derën. PËRMET
Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË
Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT
Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET
Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. BERAT
Kush përton vdes urije. BERAT
Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË
Kush s'punon, dheut i rëndon. JUG
Kush zë brumë do të gatuajë. JUG
Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". SHKODËR
Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË
Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË
Mos rri si nusja në dasëm. JUG
Moti ndihmon atëqë punon. BERAT
Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË
Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT
Një ujë që nuk ecën s'pihet. ELBASAN
Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË
Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË
Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG
Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË
Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË
Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË
Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË
S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
S'gjuhet me zagar lidhur. BERAT
Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË
Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG
Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG
Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË
Vure vezën more pulën. KRUJË
[redaktoni] Maturia
As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJË
Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. JUG
Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. SARANDË
Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. JUG
Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODËR
Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. PËRMET
Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. JUG
Dhjetë herë mat, një herë pre. KOSOVË
Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. GUCI
Gazi i madh, kthehet në helm. KORÇË
Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVË
Gjella me kripë e kripa me karar. PËRMET
Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. KURVELESH
Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. VLORË
Ha të rrosh, jo rro të hash. JUG
Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. JUG
Kashata e madhe të ngec në fyt. JUG
Këmba e madhe të shqyen këpucën. BERAT
Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. JUG
Kur flet shkopi të vret. VLORË
Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. JUG
Kur s'di not mos u fut në ujë. KORÇË
Kush ha shumë i del për hunde. PËRMET
Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. KAVAJË
Lakmia, lakfyt. PUKË
Lisi nuk pritet me nji të rame. FERIZAJ
Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJË
Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. DIBËR
Mos dalë goja para mendjes. BERAT
Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBËR
Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. MYZEQE
Mos kërko vezë të pjekura në hell. SKRAPAR
Ngopet deti me lumenj? DEVOLL
Nuk mba ujë orizi. JUG
Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. ELBASAN
Pi rakinë e jo mendjen. JUG
Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. KORÇË
Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. JUG
Qefi prish qefin. JUG
Tamahu të shpie në gjynah. JUG
Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. KORÇË
Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. JUG
Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. JUG
U mbush kupa do të derdhet. KRUJË
Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. VLORË
Unë baj barrën, ti djersin. VERI
Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. SHKODËR
Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. SHKODËR
Nata s'ka shahit. SHKODËR
As para pushkës, as prapa mushkës. JUG
Atje ku fle ujët, atje është më thellë. KORÇË
Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. SHKODËR
Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG
Bie një gurë e shkoqet një mur. VLORË
Buka që thyet s'ngjitet më. JUG
Çdo gjë forcohet, në themel. BERAT
Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho. KRUJË
Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin. SHKODËR
Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. JUG
Dita ka sy, nata ka veshë. JUG
Duhet me i fry lugës para se me të djeg. KRUJË
Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot. BERAT
E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. JUG
Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. KOSOVË
E ke zogun në dorë, mbaje. KORÇË
Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJË
Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. DARDHË
I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet. VERI
I zoti duhet të ruajë arën e vet. ELBASAN
Jo si cjapi te kasapi. KORÇË
Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJË
Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. SHKODËR
Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm. ELBASAN
Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. KRUJË
Kujto qenë e bëj gati shkopin. KORÇË
Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. PËRMET
Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë. ELBASAN
Kush vret nuk flet. SKRAPAR
Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. VLORË
Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. SULOVË
Mos shkel në dërrasë të kalbur. KAVAJË
Mos shko si breshka te nallbani. KORÇË
Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME
Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG
Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. KORÇË
Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI
Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË
Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG
Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG
Ruaju të të ruajë perëndia. JUG
Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG
Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR
S'lidhet kali me pè. LUKOVË
Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË
Ujku mjergull kërkon. JUG
Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR
Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË
Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË
Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG
Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR
Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR
Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR
Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG
Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. TIRANË
Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH
As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. KAVAJË
Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. JUG
Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR
Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT
Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË
E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR
I marri premton dhe budallai shpreson. JUG
Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË
Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME
Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG
Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG
Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR
Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. SKRAPAR
Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG
Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG
Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG
Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE
Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI
Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË
[redaktoni] Miqësia
Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË
Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. KRUJË
Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG
As buka nuk haet vetëm. JUG
Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORÇË
Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR
Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
Miku harrohet po të largohet. PËRMET
Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË
Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË
Një krah s'mban kala. GJIROKASTËR
Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË
Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË
Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË
Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
S'bëhet lëmi me një kalli. JUG
S'bëhet stani me lepura. MYZEQE
S'mblidhen lepujt në vath. JUG
S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË
Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË
Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG
Bukë e kripë e zemër. KAVAJË
Çilet dera, rritet ndera. VERI
Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
Fshati digjet, kurva krihet. JUG
Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË
I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI
I qan hallin kalorësit. DURRËS
I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN
Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË
Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR
Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
Ku rënça mos u vrafsha. VLORË
Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT
Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË
Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË
Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË
Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË
Mirmëngjes, me interes. FIER
Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË
Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË
O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË
Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË
Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ
Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR
Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
Sevapi as shitet, as blihet. JUG
Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET
Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË
Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE