Letërsia romantike shqiptare
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Letërsia romantike shqiptare është një zhanër i letërsisë romantike. Romantizmi është një epokë dhe shkollë letrare universale që ka prekur të gjitha letërsitë kombëtare të Evropës. Në letërsiti kombitare evropiane romantizmi është vetëm një epokë letrare, kurse në botën shqiptare ështe një ringjallje kulturore. Dy shkrimtarët më të mëdhenj romantikë shqiptar janë Jeronim De Rada dhe Naim Frashëri, këta përfaqësojnë tipin e autorit romantik shqiptar që në letërsi trajton njësoj temat personale kombëtare dhe universale. Tek autorit e tjetrë forcohet ndonjëra nga këto karakteristika, por asnjëri prej tyre nuk e arrin universalitetin e këtyre dy autorve të mëdhenj.
Disa nga autorët romantik shqiptar janë: Anton Santori, Pashko Vasa, Konstandin Kristoforidhi, Gavril Dara i Riu, Zef Serembe, Sami Frashëri, Filip Shikroka, Zef Skiroi etj. Të gjithë këta autorë janë edhe veprimtar të mëdhenj kombëtar. Forma zotëruese e shkrimit romantik shqiptar është vargu, të gjitha veprat më të mëdha janë shkruar në vargje. Mirëpo forma më e kërkuar e letërsisë romantike shqipe është poema si thurrje liriko-epike. E kësaj periudhe është edhe vepra e madhe “Parimet e estetikës” e De Radës e shkruar në italisht, që vlerësohet si vepra kryesore teorike e romantizmit shqiptar. Himnizimi si prosë krijuese u duk në letërsinë shqipe që te autorët e vjetër, në rradhë të parë si himnizim i derivuar i “ Shkrimit të shenjët”. Ndonëse himnizimi zakonisht është i lidhur me kultin e heroizimit kombëtar ai ka përfshi nivelin e një etosi dhe etnosi për të kaluar në ristrukturimin e sistemit moral kombëtar, sidomos në veprën e Naim Frashërit, që është himnizuesi më i madh i letërsisë shqipe. Romantizmi krijoi bazat e letërsisë shqipe duke theksuar karakteristikat vendëse dhe vlerat universale. Kjo shkollë që shtrihet gjatë shekullit të XIX nxorri dy autorë të mëdhenj De Radën dhe Naim Frashërin, si dhe kryeveprat letërare: Këngët e Milosaos, Skënderbeu i pafan, Bagëti e Bujqësi, Lulët e verës, Histori e Skënderbeut.
![]() |
Ky artikull nga Literatura është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |