Mbreti David
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Mbreti David (hebr. דָּוִד, Davíd, " I dashtuni") ishte mbreti i dytë i Izraelit (rr. 1005p.e.s - 965 p.e.s). Ai bashkoi mbretërinë izraelite kur zëvendësoi Ishboshethin (biri i katërt i Mbretit Saul), më vonë mbret i fiseve veriore të Izraelit. Jeta e Davidit dhe qeverisja e tij janë shkruar në Biblën Hebraike, librat e 1 Samueli (nga kreu i 16 e më pas), 2 Samueli (në vargjet 4). 1 Kronikat jep më tej histori të Davidit, të shoqëruara me listat dhe prejardhjen.
Ai përshkruhet si mbreti më i drejtë i Izraelit të lashtë, (megjithëse jo pa të meta,) si edhe një luftëtar të shquar, muzikant dhe poet (atij i njihet autorësia e shumë psalmeve). 2 Samueli 7:12-16 pohon se Perendia ishte aq shume i kenaqur nga Davidi saqë ai i dha besën se Breznia Davidiane do të zgjaste përgjithmone; prandaj judenjtë besojnë (ende sot) se Mesia judaike do të jetë një pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretit David, dhe të krishterët e ndjekin brezninë e gjakut të Jezusit nga ai te Maria dhe Jozefi.
Tabela e përmbajtjeve |