Wikipedia:Shfajësimet e përgjithshme
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shfajësim i përgjithshëm:
- Përdorni Wikipedian nën rrezikun tuaj!
- Wikipedia nuk jep udhëzime mjekësore
- Wikipedia nuk jep udhëzime ligjore
- Wikipedia nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve
WIKIPEDIA NUK JU GARANTON SAKTËSINË
Wikipedia është një enciklopedi e përmbajtjes së hapur bashkëpunuese në linjë, e cila është një shoqëri njerëzish e grupesh që janë duke zhvilluar një burim të përbashkët të dijes njerëzore. Ndërtimi e projektit lejon këdo me një lidhje interneti dhe World Wide Web(Rrjet të Gjerë Botëror) shfletues (browser) të ndryshojë përmbajtjen e tij. Ju lutemi jeni të këshilluar se asgjë e gjetur këtu s`ka qenë e nevojshme të rishikohet nga mjeshtër me shqyrtime të nevojshme t`ju japë njoftime të plota, të sakta e të besueshme.
Kjo s`do të thotë se ju nuk do të gjeni njohuri të vlefshme e të sakta në të shumtën e kohës në Wikipedia. Megjithëkëtë, Wikipedia s`mund t`ju sigurojë vlefshmërinë e njohurive të gjetura këtu. Përmbajtja e çdo artikulli (shkrimi) këtu mund të jetë ndryshuar së fundmi, dëmtuar apo ndryshuar nga ndonjë njeri mendimi i të cilit nuk përkon me gjendjen e njohurive (diturive) në fushat përkatëse.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] S`ka rishikime shqyrtuese formale
Ne punojmë në mënyra të zgjedhim dhe vëmë në pah versione të besueshme artikujsh. Bashkësia jonë aktive e përgatitësve (editorëve) përdorin mjete të tilla si Ndryshime së fundmi dhe Faqe të Reja që ndihmojnë në mbikëqyrjen e ndryshimeve të përmbajtjeve. Megjithatë, Wikipedia nuk bën rishikime hulumtuese të përhershme; për sa kohë lexuesit mund të ndreqin gabimet apo merren me këtë çështje rishikim shqyrtues, ata s`kanë të drejtë ligjore ta bëjnë këtë dhe kështu të gjitha informacionet e lexuara këtu janë pa ndonjë garanti të treguar funksionimi për ndonjë qëllim apo çfarëdo përdorimi. Madje artikuj që janë hulumtuar nga rishikime shqyrtuese përshtatëse apo ecuritë e një artikulli te veçantë mundet që më vonë te jenë përpunuar mangësish, pikërisht përpara se ju t`i shihnit ata.
-
- Asnjë nga autorët, bashkëpunëtorët, dhuruesit, drejtuesit, administruesit, ose kushdo tjetër i lidhur me Wikipedia-n në çfarëdo lloj rruge a mënyre, mund të jetë përgjegjës për ndonjë informacion të pasaktë apo shpifës, ose për përdorim tuajin të informacionit të përmbajtur në apo lidhur nga ato faqe rrjetore.
[redaktoni] Pa kontratë; Leje të Kufizuar
Ju lutemi, sigurohuni të kuptoni që informacioni i afruar këtu është falas dhe që s`ka asnjë lloj ujdie (pajtese) apo kontrate që është krijuar mes jush dhe pronarëve apo përdoruesve të kësaj faqeje, pronarëve shërbyes mbi të cilët strehohet, ndihmuesve individualë të Wikipedia-s, ndonjë projekt drejtuesish, administratorësh, apo cilitdo tjetër që është lidhur në çfarëdo mënyre me këtë projekt apo me projekte motra, u përgjigjen ankesave tuaja direkte kundër tyre. Juve u jepet një leje e kufizuar të kopjoni çdo gjë nga kjo faqe; nuk krijon apo sajon ndonjë përgjegjësi kontrate ose jashtëkontrate nga ana e Wikipedias, apo ndonjë nga agjentët, anëtarët, organizuesit ose përdorues të tjerë.
S´ka marrëveshje apo ujdi midis jush dhe Wikipedia-s lidhur me përdorimin apo përpilimin tuaj të këtij informacioni përtej GNU Free Documentation License (GFDL); as është ndonjë në Wikipedia përgjegjës nëse ndokush ndryshon, përpunon, përpilon apo heq ndonjë informacion që ju mund të vendosni në Wikipedia ose ndonjë prej projekteve të shoqëruara me të.
[redaktoni] Shenja tregëtare
Seicila prej shenjave tregëtare, shenjat e shërbimit, shenjat e bashkësive, të drejtat e vizatimeve, të drejtat vetjake apo të drejta të ngjashme që janë përmendur, përdoruar apo cituar në artikujt e enciklopedisë së Wikipedias janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. Përdorimi i tyre nuk nënkupton që ju mund t´i përdorni ato për ndonjë qëllim tjetër seç per te njëjtin ose përdorimin e ngjashëm informues, siç është paramenduar nga autorët origjinalë të atyre artikujve Wikipedianë, nën lejen e projektit GFDL. Ose e thënë ndryshe Wikipedia dhe faqet e saj nuk janë as të nënshkruara (vërtetësuara) as të anëtarësuara me ndonjë prej mbajtësve të ndonjë të drejte të tillë, dhe si e tillë Wikipedia nuk mund t´ju sigurojë ndonjë të drejtë të përdorni ndonjë apo lëndë të mbrojtur. Përdorimi juaj i ndonjë prone, lënde të tillë apo të ngjashme është sipërmarrje (vetvendosje) vetëm e juaja.
[redaktoni] Drejtësia dhe ligjshmëria e përmbajtjes
Botimi i njohurisë së gjetur në Wikipedia mund të jetë në kundravajtje me ligjet e vendit apo drejtësisë nga ku ju jeni duke shikuar këtë njohuri. Baza e të dhënave të Wikipedias ruhet në një shërbyes në Shtetin e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mbahet në lidhje me mbrojtjen e dhënë nën ligjet federale vendase. Ligjet apo drejtësia në vendin tuaj mund të mos mbrojnë apo lejojnë të njëjtat lloje të shprehjes apo shpërndarjes. Wikipedia nuk nxit dhunimin e ndonjë ligji; dhe nuk mund të jetë përgjegjëse për ndonjë dhunim të ligjeve të tilla, nëse ju lidheni me kete domain (zotërues) apo përdorni, riprodhoni, ose ribotoni informacionin (njohurinë) e përmbajtur këtu.
[redaktoni] Këshilla jo profesionale
Nëse ju keni nevojë për këshilla të veçanta (p.sh., mjekësore, ligjore, apo mbarështim te rrezikshëm) ju lutemi kërkoni një profesionist që është i lejuar ose i mirënjoftuar me atë fushë. Shiko Wikipedia:Shfajësime Rreziku, Wikipedia:Shfajësime mjeksore, dhe Wikipedia:Shfajësime ligjore për shfajësime të veçanta.
Ju faleminderit që morët kohën për të lexuar këtë faqe, dhe ju lutemi shijoni përdorimin tuaj të Wikipedias.
[redaktoni] Shembuj të shfajsimeve të enciklopedive të tjera
Meqë enciklopedi të tjera, jo si Wikipedia, vëzhgohen rishqyrtueshëm profesionalisht, ato ende nuk garantojnë përmbajtjen e tyre.
- shfajsuesi i britannica.com (nga faqja bujtëse e Encyclopedia Britannica Online):
- "PËRDORIMI JUAJ I "BRITANNICA.COM" ËSHTË VETËM NËN SIPËRMARRJEN TUAJ TË RREZIKUT."
- shfajsuesi i MSN.com (nga faqja bujtese e Microsoft Encarta Encyclopedia)
- "...DHE I GJITHË RREZIKU PËRSA I PËRKET CILËSISË SË KËNAQSHME, PËRMBUSHJA, SAKTËSIA, DHE ORVATJA JANË TË MUNDSHME."
- shfajsuesi i bartleby.com (nga faqja bujtëse e Columbia Encyclopedia)
- "JU PAJTOHENI QARTËSISHT QË PËRDORIMI I SHËRBIMIT ËSHTË NËN SIPËRMARRJEN TUAJ TË RREZIKUT."
Shiko edhe: Wikipedia: Shfajsues jo Wikipedikë.