Agim Poshka
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Agim Poshka lindi në Strugë më 11 maj 1977. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Strugë. Në vitin 1995 u regjistrua në Universitetin e Tiranës ku studioi deri më vitin 1997, për të vazhduar më pas studimin në Angli në "Frances King College" në Londër. Po ashtu paralelisht studion për solo këndim në "Kensington & Chelsea Colege" në klasën e profesoreshës Amanda Reimon.
Në dhjetor të vitit 1999 merr pjese në "Nota Fest" me këngën "Dashuri në mijëvjeçar" - kënga e cila vlerësohet për orkestrim më të mirë të festivalit.
Më vitin 2000 diplomon në Fakultetin e gjuhëve të huaja, dega anglisht, nëndega italisht në Universitetin e Tiranës. Po në këtë vit merr pjesë në festivalin tradicional të TVSH-së "Këngët e Stinës”. Në dhjetor të vitit 2000 prezantohet në "Nota Fest 2000" me këngën "Kjo tokë nuk është mallkim" ku fiton çmimin e parë nga publiku dhe orkestrimin më të mirë të festivalit.
Gjate vitit 2003 publikoi albumin e dytë dhe bashkë me Vëllezërit Dervishi realizoi këngën "Po të bëj rixha " nën orkestrimin e Virusit të "Elita 5". Me këtë këngë konkurrojnë në festivalin "Maratona e këngës popullore –Disko Folk 2003" në TV Klan në Tiranë ku dhe fitojnë çmimin e parë të kritikës.
[redaktoni] Krijimtaria
- “Kjo Toke”
- “Meditim” 2003