Antigona
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
ANTIGONA Arkivi i filmit |
|
---|---|
|
|
Titulli origjinal | Antigona |
Vendi i prodhimit | Kosovë |
Viti i prodhimit | 2006 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Burim Mustafa |
Skenari | Burim Mustafa |
Muzika e filmit | Besim Berisha |
Kameramani | Isak Duraku |
Prodhuesi i filmit: | Burim Mustafa |
Aktorë kryesorë | |
Adriana Matoshi - Antigona Xhevdet Doda - Mala Shkelzen Veseli - Përkthyesi Adrian Morina - Tregtari |
Filmi "Antigona" i prodhuar nga regjisori i ri Burim Mustafa nga Prizreni bën fjalë për kohën e pasluftës në Kosovë. Personazhet kryesorë janë: Antigona, Mala, Tregëtari, Perkthyesi.
[redaktoni] Përmbajtja
Mala, i cili gjatë luftës ishte ushtar i UÇK-së, pas luftës pasi që serbët ia kishin vrarë familjen dhe të afërmit kishte vendosur të tërhiqej nga jeta normale në qytet dhe jetonte në një kasollë në mal. Antigona (kushërira e tij) e cila luftën e kishte mbijetuar në Shqipëri pas luftës kthehet në Kosovë dhe kupton se nga e gjithë familja dhe të afërmit e saj ishte vetëm Mala ai që kishte mbet gjallë dhe vendos shkon te ai. Një ditë, pasi kishin dëgjuar për të shtëna armësh, KFOR-i së bashku me përkthyesin shkojnë te kasollja e Malës për të kontrolluar për armë. Në kasollë ndodhej vetëm Antigona (Mala kishte shkuar në gjueti) dhe përkthyesi shqiptar shfrytëzon rastin për të hyrë në bisedë me Antigonën. Pasi ndër tjerash ai i premton asaj se ka mundësi të ikte me të për në Evropë (Angli apo Gjermani) fillon me të një mardhënie e cila pas 2-3 muajsh përfundon me shtatzëninë e Antigonës. Ditën kur përkthyesi kupton se Antigona ishte shtatzënë mundohet ta bindë atë të aborton. Pasi që ajo kundërshton sepse kishte shpresuar në një lumturi familjare me të dashurin e saj, përkthyesi duke u larguar nga ajo i bie unaza e martesësës të cilën e fshihte nga Antigona dhe me këtë gjest ajo e kuptoi se i dashuri i saj ishte i martuar me tjetër grua dhe Antigona ishte vetëm një e dashur për te.
Antigona duke mos gjetur rrugëdalje tjetër nga kjo situatë vendos t`a zgjedh problemin me një përfundim tragjik.
Të gjithë ata që kanë rastin ta shohin këtë film do t`u preferoja që kurrsesi të mos e humbin shansin, eshte film qe me te vertete ia vlen.