Apolonia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njejtin emër, të kohës antike. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apolonatëve. Ne vitet 1824-1838, në këtë qytet, ka zhvilluar kërkime një mision arkeologjik francez, më vonë kërkimet janë bërë nga arkeologët shqiptarë. Ndërsa vitet e fundit, nga një mision i përbashkët shqiptaro-francez.
![]() ![]() |
Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |