Dan Brown
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Dan Brown | |
![]() |
|
Ditëlindja: | Exeter, New Hampshire |
---|---|
Vendlindja: | 22 qershor 1964 |
Nacionaliteti: | Amerikanë |
Zhanri: | Dramë / Konspiracion / Fiksion |
Dan Brown (sqt. Den Brauni) lindi më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire. Është autor i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve rrjeshtohen dhe Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjihës angleze. Dan Brovni jeton dhe shkruan në Massachusetts në ShBA, ai dhe bashkshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë.
Në shkurt 2006, Michael Baigent dhe Richard Leigh, dy nga tre autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail hodhën padi kundër publikuesit britanik të Kodi Da Vinci. Akuza ishte për plagjiaturë të librit dhe u hodh poshtë nga gjygji si akuzë e pabazë. Mendohet se me këtë akuzë autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail u munduan të bëjnë reklamë për librin e tyre, i cili pas kësaj arriti po ashtu si libri i Dan Brown rekorde në shitje.
Më 2006 libri i tij The Da Vinci Code u xhiruar nga Ron Howard me Tom Hanks në rolin kryesor dhe Ian McKellen që u shfaqur më 17 maj në disa vende të botës, në ShBA më 19 maj, një pjesë e filmit u xhiruar në muzeumin Louvre.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Krijimtaria
[redaktoni] Literaturë
- Digital Fortress
- Angels and Demons (sqt. Engjëj dhe Demone)
- Deception Point
- The Da Vinci Code (sqt. Kodi i Da Vinçit)
- The Solomon Key
[redaktoni] Filmografia
- The Da Vinci Code - 2006 - bazuar në romanin e tij me emrin e njëjtë.
[redaktoni] Lidhje të jashtme
[redaktoni] The Da Vinci Code
- (Anglisht) Filmi te Sony Pictures