Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Dollia e dasmës sime është një film shqip i krijuar në vitin 1978. Regjia: Mark Topallaj, Skenari: Ruzhdi Pulaha, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Hajg Zaharjan.
[redaktoni] Përmbajtja e filmit
Ekranizim i novelës “Nusja e humbëtirës”. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses i cili gjen rrugës një partizan të plagosur. Ganiu ndihmon partizanin dhe e le Belën në shtëpinë e tij. Bela vendos të dalë partizane që ditën e parë të nusërisë.
[redaktoni] Lidhje të jashtme