Erjon Bogdani
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Erjon Bogdani | ||
Informata personale | ||
---|---|---|
Datëlindja | 14 Prill, 1977 | |
Vendlindja | Tiranë, Shqipëri | |
Lartësia | 1.91 m | |
Pozita | Sulmues | |
Informata mbi klubin | ||
Klubi momental | A.C. Siena | |
Numri | 81 | |
Klube profesinale | ||
Vite | Klubi | Loja (Gola) |
1994-98 1998-99 2000-05 2003-04 2004-05 2005- |
Partizani Zagreb Reggina → Salernitana → Verona Siena |
62 (21) 25 (8) 67 (11) 38 (8) 38 (17) 34 (11) |
Kombëtarja | ||
Shqipëria | ||
Erjon Bogdani ka lindur më 14 Prill 1977 në Tiranë, është një nga lojtaret me te spikatur shqipetar qe luan jashte vendit. Ai luan ne Serie A ne Itali me skuadren e Siena's. Karrieren e filloi ne Shqiperi me Partizanin qe zgjati nga vitet 1994 deri me 1998. Me pas ai u ble nga skuadra e Dinamo Zagreb në Kroaci dhe luajti atje për 2 vjet, deri me 2000, kur ju realizua nje ëndërr dhe ai u ble nga skuadra e Serise A Reggina. Nuk ishte shume i suksesshem ne Itali me Reggina'n dhe pas 3 vjetesh ai u huazua tek Salernitana ne Serine B ku ndenji për nje vit. Sezonin tjeter ai u huazua perseri tek nje sjuader e Serise B, kete here tek skuadra e Verones. Ai aty kaloi nje vit shume te sukseshem ku shenoi 17 gola, nje rekord për nje shqiptar qe luan jashte vendit. Shume skuadra te Serie A u interesuan për Bogdanin sezonin e ardhshem dhe ai u ble nga skuadra e Sienes për 1.8 milion Euro. Sezonin 2005/2006 e filloi mjaft mire duke luajtur pothuajse ne çdo ndeshje te Siena's dhe duke dhene me shume asiste se gola për shoket e skuadres. Por edhe golat nuk munguan dhe bie ne sy nje tre-golesh i shkelqyer i shenuar nga Bogdani kunder Palermos (1-3) në Janar. Për momentin ai ka shenuar 6 here ne Serine A dhe ka dhene edhe me shume asiste. Bogdani është nje nga lojtaret shqiptar me ne forme qe luan jashte shqiperise dhe konsiderohet si i domosdoshem nga trajneri i tij. Me skuadren Kombetare te Shqiperise ai kaloi nje vit te mire duke shenuar 4 gola ne eliminatoret për kupen e botes.
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Bogdani në akcion - video