Fadil Hoxha
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Fadil Hoxha lindi më 15 maj 1916 në Gjakovë; vdiq më 23 prill 2001 në Prishtinë. Ka qenë një politikan shqiptar, si i ri shkoi në Shqipëri për t´u shkolluar. Gjatë luftës dytë botërore u inkuadrua në Lidhjen Komuniste. Në vitin 1941 kthehet në Kosovë si mësues, për t'u bërë më vonë një nga nismëtarët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Pas kthimit në Kosovë i bashkohet rezistencës partizane kundër okupimit fashist italian dhe më 1943 emërohet komandant i aradhes partizane "Emin Duraku", që atë kohë operonte në territorin e Kosovës.
Pas luftës kishte disa funksione politike në nivel krahinor dhe federativ. Funksionet më të larta në nivelin federativ ishin anëtar i Kryesisë Republikës Socialiste Federative Jugosllavisë dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Komunisteve Jugosllavisë. Në nivelin krahinore ishte Kryetar i Kuvendit të Krahinës Socialist Kosovës. Pas Demonstratave ´81 atakohet nga ana e komunistëve dhe funksionarëve shtetëror të Republikës Socialiste të Serbisë të cilët më vonë nxisin luftën ballkanike të viteve ´90-ta. Nga mesi i viteve ´80-ta tërhiqet nga jeta politike dhe publike.
Perpos jetës së tij politike, ai u muar edhe me shkrime mënjeherë pas luftës së II-të Botërore. Botoi ditarin e tijë të njohur, të titulluar "Kur Pranvera vonohet" që ishte një kryevepër në vitët 70-ta, e disa vite më vonë edhe u pershtat për filmin artistik, po më ketë emër, nga regjisori kosovarë Ekrem Kryeziu.
Fadil Hoxha vdiq më 23 prill 2001 në Prishtinë, në moshën 85 vjeçare.
![]() |
Ky artikull nga Politika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |