Flamuri i Japonisë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Hinomaru (日の丸 Disku i Zjarrtë) është flamuri i Japonisë. I njohur edhe me emrin Nisshōki (日章旗 "Falmuri i djellit"). Në qëndër të flamurit ndodhet një rreth i kuq që simbolizon lindjen e diellit.
Sipas legjendës ky flamur e ka origjinën në kohën kur Mongolia sulmoi Japoninë gjatë shekullit të XII, pak para se prifti (ose monku) budist Nichiren t’i jepte diskun e flaktë perandorit të Japonisë, që gjithmonë sipas legjendës presupozohej se ishte pasardhës i Perëndive të diellit Amaterasu. Por kjo është vetëm versioni i legjendës. Në fakt “Rrethi i zjarrtë” mendohet se është përdorur nga adhurues samurai, në luftën midis klaneve Taira dhe Minamoto gjatë shekullit të XII. Ky flamur ishte shumë i përdorur nga ushtarakët gjatë periudhës së Sengokut (konflikt i armatosur midis dy vëndeve), gjatë shekullit XV dhe XVI. Vetëm më 7 gusht të 1854, me hapjen e porteve me të huajt, Hinomaru do të përdorej si flamuri zyrtar i Japonisë nëpër anijet tregtare dhe luftarake. Megjithëse ai është përdorur që nga periudha Meiji, Hinomaru do të bëhej flamuri zyrtar Japonez vetëm në 13 gusht 1999.