Genc Gjineci
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Genc Gjineci ka lindur ne Çorovode të rrethit Skrapar më 27 Prill 1981.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jeta
Aty ka kryer arsimin 8-vjeçar dhe te mesem. Është shume i dhene pas televizionit, dhe ne vitin 1997 nepermjet nje bashkepunimi me Bashkine e qytetit, bashke me miqte e tij ben te mundur transmetimin e nje kanali televiziv lokal eksperimental "STV - studio Skrapar", jetegjatesia e te cilit ishte relativisht e shkurter.
Ne vitin 1999 - 2000 Genc Gjineci ndjek nje vit studimet ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja ne Universitetin e Tiranes, dega Anglisht.
Me pas, duke qene i nxitur dhe udhehequr nga pasioni, ne vitin 2000 Genc Gjineci fillon studimet ne Fakultetin e Artit Skenik prane Akademise se Arteve ne Tirane, dega REGJISURE.
Teatri është pasioni i tij i vertete te cilit i është perkushtuar maksimalisht ne 4 vite studimi ne Akademine e Arteve (2000 - 2004).
Jashte Akademise se Arteve, ka qene As./Regjisor i disa shfaqjeve teatrore si:
- Vdekja aksidentale e nje anarkisti, nga Dario Fo. Vene ne skene nga Milto Kutali - Kepucet, nga stefan Çapaliku. Vene ne skene nga Mehmet Xhelili - Psikoza e 4:48. Vene ne skene nga Alfred Trebicka etj...
[redaktoni] Teatri
Ka marre pjese ne disa evenimente nderkombetare te Teatrit si:
- Skomrahi 2001, Festivali i shkollave teatrore te ballkanit ne Shkup - Butrinti 2000 (Edicioni '03) si aktor ne shfaqjen perfaqesuese te Shqiperise "Herkuli", vene ne skene nga Gent Bejko - Takimi teatror i Novi Sadit '03 ne Serbi, me KEPUCET - Festivali Teatror BITEF '04 ne Serbi, me PSIKOZA E 4:48.
Genc Gjineci ka vene ne skene keto shfaqje:
- LISISTRATA, nga Aristofani (2002)
- RRUGES PER URENE, nga Shkelzen Tuzi (2003)
- ENDERR HIPOPOTAMI, nga Victor Liapin (2004)
- TRAMVAJI ME EMRIN DESHIRE, nga Tenessie Williams (2004)
dhe është ne proces te vazhdueshem pune për te tjere shfaqje teatrore si Regjisor dhe Aktor...
[redaktoni] Aktual
Aktualisht, Genc Gjineci punon edhe si As./Regjisor i spektaklit teatror komik Portokalli ne Top Channel dhe kryen funksionin e tij si Supervizor i Zerave ne Top Albania Radio. Gjithashtu, Genc Gjineci ështe dhe "zeri zyrtar" i platformes digitale DigitALB duke ushtruar dhe detyren e Pergjegjesit te Promocionit për Programet e kesaj platforme.
[redaktoni] Dublues
Genc Gjineci është edhe dublues në shqip i shume roleve ne filma te animuar, artisike dhe telenovela nder te cilet dhe ai i Renato Mendez në Famë e Dashuri transmetuar nga Top Channel.
Nderkohe, paralelisht ushtron aktivitetin si regjisor dhe i shume spoteve televizive komerciale, videoklipeve, dokumentareve dhe filmave me metrazh te shkurter.