Genti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Mbret ilir që sundoi nga -181 (-P.K)deri më -168 (-P.K). Ishte biri i mbretit Pleurat (Pleuratos)i cili u beri rezistencë romakëve ne zgjerimin e aspiratave te tyre në tokat ilire. Genti ia arriti që të forsoje shtetin e tijë politikishtë dhe ushtarakishte si dhe ekonomikishte filloi të prente monedhat e para nga bronzi me emrin e tijë. Mirëpo rrethe viteve -170(P.K) Roma kishte vendosur pushtimin e Maqedonisë dhe te nderhyje në punët e Perseut, mbretit Maçedonas. Sipas Polyb, Perseu kerkoi perkrahje tek Genti i cili pranoi dhe se bashku derguan ambasadorët tek aleatët e tyre në Rodë(Rhodes)Tit-Live që të zgjedhin qështjen e kësaj krize por nuk pati suksesë. Romakët kishin vendosur më në fund që të nderhynin ushtarakishtë në peninsulen ballkanike. Pas, betejës së PidnasPydna, (qytet në pellgun e Thesalonikut) më 22 Qershorë -168(P.K) Perseu pesoi disfatë dhe mbrenda dites ushtria e tijë dhe fallanga e famësheme Maçedonase u thye nga Pol Emil (Paulus Aemilius) ku dhe Genti e pesoi duke ra ne duart e romakve pas tri dite mbyllje në kalan e Shkodrës. Si robër lufte u dergua në itali së bashku më familjen e tijë. Atje pjesen e jetës së tijë ia kushtojë duke u marrur më hulumtime të bimëve e sidomos bimëve ap ilaçeve sheruese, ku zbuloi një plantë që mban edhe sotë emrin e tijë si ilaçë sheruesme emrin Gentiane. Genti vdiqë në itali afër qytetit Iguvia.