Gjeografia e Austrisë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Austria ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në veri të Italisë dhe Sllovenisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Austrisë është 83,870 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 47 20 v, 13 20 L. Austria është një vend kontinental malor dhe sipërfaqja e përgjithshme e e saj përbëhet nga 82,444 km2 tokë dhe 1,426 km2 ujë.
Vija kufitare e Austrisë është e gjatë rreth 2,562 km. Kjo vijë e ndanë atë nga Republikën Çeke (362 km) në veri, Sllovakinë (91 km), në lindje dhe jug me Hungarinë (336km), Slloveninë (330 km), Italinë (430 km), në perëndim me Zvicrën (164), Lihtenshtajnin (35) dhe në veri-perëndim me Gjermaninë (784 km).
Klima është kontinentale-malore e ndryshueshme me temperatura të ulëta në dimër dhe mesatare në verë. Temperaturat dimërore përcjellën me reshje bore në vendet malore dhe më pak në ato të rrafshit ndërsa ato të verës janë më të larta dhe përcillen nganjëherë me riga shiu e reshje shiu.
Në pjesën perëndimore dhe jugore të Austrisë mbizotëron tereni shkëmborë i Alpeve. Pjesa tjetër e vendit në lindje dhe veri është kryesisht e rrafshët me pyje e fusha. Austria nuk ka dalje në det, lumi më i gjatë që përshkojnë atë është Danubi në veri të vendit. Pika më e ultë e Austrisë gjendet në Neusiedler (115m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,798 metrave në Grossglockner.
Si pasurit natyrore të Austrisë llogariten: nafta, qymyri, pyjet, hekuri, zinku, antimoni, magneziti, grafiti, kripa si dhe prurja e ujit të lumenjve.
Ky artikull nga Gjeografia e Evropës është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Andora · Austria · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Hollanda · Hungaria · IRJM · Irlanda · Islanda · Italia · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro1 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra
Teritore tjera : Akrotiri2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Burrit · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi.