Gjeografia e Palaut
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ishujt më të rëndësishëm të Palau-t janë Angaur, Babeldaob, Koror, dhe Peleliu, të cilët ndodhen në të njëjtën barrierë. Rreth dy të tretat e popullsisë jetojnë në Koror. Në veri të këtyre ishujve ndodhet ishulli i vogël i Kayangel i krijuar nga koralet ndersa në perëndim të grupit kryesor gjendet ishulli gati i papopulluar i Gurit (70 banorë). Një grup i largët prej 6 ishujsh të quajtur Ishujt Jug-Perëndimor ndodhen 600km nga grupi kryesor i ishujve dhe janë pjesë e Palau-t.
[redaktoni] Klima
Palau ka një klimë tropikale gjatë gjithë vitit me një temperaturë mesatare prej 27° C. Rreshjet vazhdojnë gjatë gjithë vitit në formën e shiut me një mesatare vjetore prej 3800mm. Lagështia mesatare është 82% dhe edhe pse shiu bie më shumë nga Korriku deri në Shtator në këtë përjudhë ka shumë diell. Tornadot janë të rralla sepse Palau ndodhet jashte zonës së Tornadove.