Gjeografia e Shteteve - Nigeria
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
redaktoni hartën |
Nigeria ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Guinesë (Oqeani Atlantik), në mes të Beninit dhe Kamerunit.
Sipërfaqja e përgjithshme e Nigerisë është 923,768 km2 (65 herë e diçka ma e madhe se Malcia) prej së cilës 13,000 km2 janë ujë. Nigeria shtrihet rreth koordinatave gjeografike 10 00 V, 8 00 P.
Nigeria ka një vijë bregdetare 853 km të gjatë dhe vijë kufitare 4,047 km që e ndanë atë nga : Benini 773 km, Kameruni 1,690 km, Çadi 87 km dhe Nigeri 1,497 km
Klima në Nigeri është e ndryshueshme. Në pjesën jugore ekuatoriale në atë qendrore topike dhe klimë shkretëtire në veri.
Relievi i Nigerisë është terren i rrafshët që vije duke u shenduar në malorë në pjesën qendrore ndërsa në jug shkëmbor e në veri ka disa rrafshnalta. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,419 metrave në malin "Çapal Vadi" (ang.:Chappal Waddi), në jug-lindje të kryeqytetit, në kufi me Kamerunin.
Si pasurit natyrore të Nigerisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Gazi natyrorë, Vajguri, Kallai (Sn), Kolumbite, Hekuri (Fe), Qymyrguri, Guri gëlqerorë, Plumbi (Pb), Zinku (Zn) dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 31.29% e sipërfaqes së vendit.
![]() |
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Afrika e Jugut · Algjeria · Angola · Benini · Botsvana · Bregu i Fildishtë · Burkina Faso · Burundi · Çadi · Egjipti · Eritrea · Etiopia · Gaboni · Gambia · Gana · Guineja Bizare · Guineja Ekuatoriale · Guineja · Kameruni · Kenia · Kepi i Gjelbër · Komoros · Lesoto · Liberia · Libia · Madagaskar · Malevia · Mali · Maroku · Mauritania · Mauritius · Mozambiku · Namibia · Nigeri · Nigeria · RD e Kongos · Rep. e Afrikës Qendrore · Rep. e Kongos · Ruanda · Sao Tome dhe Principe · Sejelles · Senegali · Siera Leone · Somalia · Suazilandia · Sudani · Tanzania · Togo · Tunizi · Uganda · Xhibuti · Zambia · Zimbabveja