Gostivari
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gostivari | |
Statistika | |
Koordinatat | ? |
Popullsia -dendësia |
81 042 banorë 157,86 banorë/km² |
Sipërfaqja | 513,39 km² |
Administrata | |
Shteti | Maqedonia |
Rrethet | ? |
Adresa e kuvendit | Vllëzrit Xhini p.n. |
Posta | 1230 |
Prefiksi telefonik | +389 (0) 42 |
Faqe zyrtare | KK Gostivar |
E-Posta | |
Politika | |
Kryetar | Nevzat Bejta |
Partia udhëheqëse | BDI |
Komunikacioni | |
Targa e automjeteve | GV |
Aeroporti | ? IATA-Code:? ? km nga qendra |
redaktoni kutinë |
Natyra mahnitëse, toka, pozita e volitshme gjeografike, mbi 500 m lartësi mbidetare, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij qyteti i shumë ngjarjeve dhe personaliteteve, Gostivari.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Pak histori
Rreth Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17 p.e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërçovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjendur në mes të Kërçovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm.
Në vitin 1850 gjeologu dhe ballkanologu Ami Beu në përshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë se në Pollog gjendet “fshati i madh” Gostivari, ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX. Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari. Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë.
Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që për vendbanim ka zgjedhur këtë qytet. Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit.
[redaktoni] Ekonomia
[redaktoni] Demografia
- Nacionaliteti Numri Përqindja
- Shqiptar 54038 66.6%
- Maqedon 15877 19.5%
- Turq 7991 9.8%
- Rom 2237 3.8%
- Vlleh 15 0.01%
- Serb 160 0.19%
- Boshnjakë 39 0.04%
- Të tjerë 685 0.84%
- Gjithsej 81042 100%
[redaktoni] Kultura
[redaktoni] Politika
Momentalisht në kryesinë e Komunës se Gostivarit gjendet Nevzajt Bejta nga BDI ( Bashkimi Demokratik për Integrim).
[redaktoni] Të tjera
[redaktoni] Shiko dhe këtu
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |