Hajdar Jashari
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
[[Figura:|180px|Fotoporteti]] | |
Hajdar Jashari | |
Emri | Hajdar |
Mbiemri | Jashari |
Lindur më | 1909 |
Lindur në | Orizare |
Vdiq më | 1991 |
Vdiq në | Kumanovë |
Nacionaliteti | shqiptar |
Profesioni | imam |
Hajdar Jashari |
H. Hajdar Ef. Jashari lindi në vitin 1909 në fshatin Orizare të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Rezhanovë e pastaj mësimet i vazhdoi në medresenë e Kumanovës, ku mori edhe "ixhazetin" nga dijetari i shquar Nuhi ef.Jusufi. Më vonë, për shkak të aktivitetit të tij të madh, emërohet edhe mësimdhënës në medresenë e Kumanovës, ku mori titullin myderriz. Në vitin 1946 dënohet me 12 vjet burgim nga ana e sllavo-komunistëve, për shkak të pikëpamjeve të tij patriotike e demokratike. Pas nëntë vjetësh burgimi të rëndë, ai lirohet për të vazhduar misionin e tij si fetar, atdhetar e liridashës. Për qëndrimet e tij të palëkundura gjithnjë qe halë në sy për pushtetin maqedonas të asaj kohe. Më vonë punoi si imam në fshatin LLojan e pastaj në fshatin e lindjes Orizare, ku kontriboi në edukimin e brezit të ri me kulturë islame dhe traditen shqiptare. Vdiq në vitin 1991 duke lënë prapa shembëlltyrë që e bën të mos harrohet.