JEF Kosova
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
JEF Kosova (Federalistët e Rinjë Evropian) është seksion i JEF Europe me seli në Bruksel, e cila është organizatë supranacionale politike aktive në shumicën e vendeve evropiane. Ajo është organizatë rinore e pavarur nga partitë politike apo nga afilacionet tjera politike. JEF participon në shkëbimin e opinioneve dhe eksperiecave me levizjet tjera politike por nuk identifikohet me to. Në këtë sens, JEF është organizatë politike, por jo parti. JEF nuk është e interesuar në menaxhimin direkt të pushtetit politik, por ajo përmes akcioneve të veta është e angazhuar për të etabluar një sistem federal evropian mbi principet e demokracisë.
Seksioni i JEF-it në Kosovë është themeluar në maj 2003 nga një grup të rinjësh kosovar dhe me përkrahje direkte nga JEF Europe. Arsyeja kryesore për themelimin e organizatës ishte krijimi i një strukture e cila do t'iu mundësonte të rinjëve kosovar të bashkohen dhe ta kuptojnë esencën e Evropës si një union i njerëzve, ideve, dhe qëllimeve të përbashkëta. JEF Kosova angazhohet për një shoqëri të drejtë dhe demokratike, në të cilën njerëzit nuk janë vetëm absorbues të vendimeve, por edhe pjesëmarrës aktiv në to.
Qëllimet e JEF Kosovës janë të orientuara në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë, përshpejtimin e integrimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, fuqizimin dhe rritjen e të rinjëve në politikë, në Kosovë, rajon dhe në arenën ndërkombëtare, promovimin e mirëkuptimit ndërmjet kombeve dhe krijimin e një qytetarie ative.
Aktivitet e JEF Kosovës janë organizimi i seminarëve, konferencave, trajnimeve,“street action”, kampanjave, kurseve universitare verore, kampingjeve, vizitave studimore etj. Deri më tani JEF Kosova ka organizuar një konferencë ndërkombëtare 4 ditore (shkurt 2004) ku ka mbledhur më shumë se 40 të rinjë nga Kosova dhe rajoni, duke përfshirë edhe Greqinë, Slloveninë dhe Suedinë. Po ashtu ka organizuar një vizitë studimore në Komotini të Greqisë dhe një kampanjë në Prishtinë. Një aktivitet tjetër i JEF Kosovës ka qenë pjesëmarrja në seminaret ndërkombëtare në Evropë nga anëtarët e JEF Kosovës. JEF Kosova ka qenë pjesëmarrëse në shumicën e seminarëve dhe konferencave që ka organizuar JEF Europe në këto tri vitet e fundit, duke përfshirë edhe kongresin e saj në Stokholm të Suedisë në vitin 2003.
JEF Kosova do të vazhdojë të jetë aktive dhe pjesëmarrëse në aktivitetet e JEF Europe gjithandej Evropës dhe do të vazhdojë të organizojë aktivitete të cilat kanë për qëllim të promovojnë vlerat evropiane në Kosovë, të rrisin pjesëmarrjen e të rinjëve në politikë dhe të krijojnë një cilësi të re në marrëdhëniet ndërmjet kombeve.