Kaçaku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kaçaku është emërtim për personat shqiptarë të përndjekur nga ushtritë dhe qeveritë pushtuese e që nuk ju binin në dorë atyre dhe për luftëtarët që sulmonin ushtit e tyre nga malet.
Kaçakët kanë filluar të vepronin gjatë kohës së fundit të perandorisë Osmane e më vonë edhe gjatë veprimit të ushtrive serbe e malazeze në veri të Shqipërisë. Me fillimin e luftës së dytë botërore partizanët fillojnë të vepronin në mënyra të ngjashme mirëpo me qëllime tjera.
Përderisa në Republikën e Shqipërisë fjala mbanë kuptimin e mëparshëm në territoret e mbetura në Jugosllavi, komunistët fillojnë që të ndryshojnë kuptimin e fjalës dhe si Kaçak marrin tregtuesit ilegalë të duhanit përgjatë kufirit të Republikës së Shqipërisë dhe pjesëve tjera të Shqipërisë.
Në fjalorin e gjuhës shqipe si Kaçakë merret: Ai që ikte nga shtëpia, jetonte fshehur si cub (zakonisht në mal) dhe luftonte kundër padrejtësive shoqërore, kundër klasave shfrytëzuese e pushtuesit të huaj[1].
![]() |
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
[redaktoni] Burim i të dhënave
[redaktoni] Shiko dhe këtë
Forma të ngjashme të luftëtarëve të popullit gjejmë edhe tek popujt tjerë mirëpo emërtimet për ta ndryshojnë. Gjatë kohës së sovjetikëve tek sllavët përdoret emri Partizan ndërsa nga anglezët është i njohur personazhi Robin Hut. Sovjetikët gjatë luftës së dytë botërore e avancojnë formën e tillë të luftës dhe në terminologjinë ushtarake fusin taktiken partizane të luftës. Në kohën më të re një taktikë e ngjashme e luftës bëhet në Çeçeni, Afganistan dhe Irak mirëpo emërtimet për këta luftëtarë dallojnë dhe në disa raste edhe operacionet që ndërmarrin. Për shkake të operacioneve kamikaz nga bota perëndimore posaçërisht nga SHBA-ja etiketohen si terrorist