Knut Hamsun
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Knut Hamsun (1859- 1952) ishte shkrimtar norvegjez i rritur në pjesën veriore të Norvegjisë. Debutoi me librin "Uri" (1890). Stili dhe përmbajtja e librave të Hamsun dallon nga epoka e realizimit që mbretëronte atëherë në mesin e shkrimtarëve. Hamsun e preokuponin mendimet dhe ndjenjat e individit.
Gjatë luftës së dytë botërore, Norvegjia u okupua nga Gjermania naziste dhe Hamsun u bë simpatizues i nazistëve. Pas mbarimit të luftës u zhvillua një proçes gjyqësor ku shteti akuzoi Hamsun për tradhti, por ai nuk u dënua për shkak se u shpall i sëmurë psiqikisht.
Fitoi çmimin Nobel të literaturës në vitin 1920.