Lënda
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Lënda (lat. materia) është tërësia e grimcave themeltare që përbëjnë dhe ndërtojne çdo gjë që është. Lënda është diçka që zë vend në hapesirë dhe mund të rroket nga një ose disa shqisa. Ajo mund të jetë një trup, përbërje fizike, ose mbarë gjithësia.
Në fizikë lënda është diçka që ka masë dhe është në gjendje të ngurtë, të lëngtë, të gaztë, ose plazmore. Ajo është gjithçka që është e ndërtuar në trajta të ndërlikuara prej kuarkeve dhe leptoneve. Lënda është një lloj i veçantë i përbërjes joorganike; mbeturina ose fundërrina nga një organizëm i gjallë.
Në filozofi, lënda është ajo që në vetvete është e padallueshme dhe e paformë dhe që, për shkak të ndryshimit dhe zhvillimit, merr trajtë dhe krijohet si një përbërje.
Ana e kundërt e lëndës është kundërlënda.
Tabela e përmbajtjeve |