Lajm (gazetë)
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Lajm është një gazetë e përditshme dhe e pavarur nga Kosova, e themeluar dhe financuar nga biznesmeni i njohur shqiptar, Bexhet Pacolli. Duke mbledhur gazetarët dhe redaktorët më të mirë nga gazetat dhe mediat e tjera kosovare, numri i parë doli në tetor 2004. Me tema të guximshme, hulumtuese dhe qasje kritike, brenda pak kohe u bë njëra ndër dy gazetat më të shitura në vend. Kjo gazetë del edhe në Maqedoni, me një përmbajtje përshtatur shqiptarëve atje, si dhe në vende tjera të Evropës si dhe në ShBA. Në faqen e internetit, pas orës 13 publikohen artikujt kryesorë të ditës.