Lidhja Demokratike e Kosovës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shkurtesa LDK, përdoret shpesh për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Parti politike nga Kosova, formuar më 23.dhjetor 1989 në Prishtinë nga një grup intelektualësh në krye me Ibrahim Rugovën. Ibrahim Rugova ka qenë kryetar i partisë që prej themelimit dhe deri në mars 2005, kur Rugova dha dorëheqje pasi që Korniza Kushtetuese e Kosovës, nuk lejon një kryetar partie të mbaj postin e presidentit të Kosovës. LDK, është partia e parë demokratike në botën shqiptare pas luftës së dytë botërore, dhe u themelua si lëvizje për ta mbrojtur Kosovën dhe vlerat kombëtare të popullit të Kosovës. LDK punon për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të lirë. LDK-ja prej fillimit e deri më tani është forca kryesore politike në Kosovë. LDK ka fituar të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë (si lokale ashtu edhe parlamentare). Edhe pse ka fituar çdo palë zgjedhje LDK në çdo zgjedhje ka shënuar një rënie të lehtë të elektoratit. LDK-ja udhëheqë shumicën e ministrive të qeverisë së Kosovës në dy qeveritë e pas-luftës, si dhe mban postin e presidentit të Kosovës dhe atë të kryeparlamentarit. Në zgjedhjet e para parlamentare të pas-luftës (2001), LDK me 48 % të votave të fituara kishte hyrë në koalicion të gjerë me PDK (26 %) dhe AAK (7%). Ndërsa pas zgjedhjeve të fundit (2004), formon koalicion qeveritar me AAK (për ti dhënë AAK postin e kryeministrit) duke lënë PDK në opozitë. Pas vdekjes së kryetarit Ibrahim Rugova (edhe president i Kosoves) ne Janar 2006, LDK-ja udhehiqet nga Kryesia e ngushte e partise dhe tre nenkryetaret. LDK planifikon t'i mbaj zgjedhjet e mbrendshme deri në fund të këtij viti.
Numri i mandateve në Kuvendin e Kosovës:
- 2001-2004: 47
- 2004-2008: 47