Luciano Pavarotti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Luciano Pavarotti (Luçano Pavaroti) është tenori më i famshëm italian i tridhjetë viteve të fundit si edhe këngëtari më i famshëm jo vetëm në botën e operas, por ndër të gjitha zhanret . Ka lindur me 12 tetor 1935 në Modena (Emilia-Romagna), Italinë e veriut.
Babai i tij ishte këngëtar amator me nje farë dhuntie, në ushtri shërbeu si furrëtar.
Ne fillim Pavaroti donte te behej mesues dhe mesoi dy vjet nxenesit ne Scuola delle Magistrale. Ne vitin 1956 Pavaroti ka studiuar me tenorin Arrigo Pola dhe për nje kohe te shkurter me M° Ettore Campogalliani ne Mantova.
Pavaroti kendoi për here te pare ne boten e operas me 29 prill 1961, ne rolin e Rodolfos ne La Bohème, ne teatrin e operas te Reggio Emilias.
Debutimi ne USA nuk vonoi te mberrinte dhe keshtu ne shkurt te vitit 1965, ne Miami (Majemi) kendoi se bashku me sopranon Joan Sutherland (Xhoen Sadhërlend), në operan Lucia di Lammermoor.