Molekula
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Molekula (nga lat. "molecula", prej fjales moles - mase, madhesi, "sasi e vogel") është njesia (grimca) me e vogel ndertimore e nje perberjeje kimike jo jonike qe mund te ekzistoje ne gjendje te lire dhe qe ruan vetite e saja kimike. Mund te jete njeatomike, qe d.t.th është e ndertuar nga nje atom (si tek heliumi, argoni, neoni, kseni), ose shumeatomik, qe perbehet nga shume atome, te njejte ose te ndryshem.
Nje molekule shumeatomike (poliatomike) është elektrikisht asnjanese (neutro) dhe është e formuar nga atome te bashkuar nga lidhje kovalente (njevlereshe); për shkak te ndersjelljes (raportit) mes numrit te atomeve te elementeve qe e perbejne, shprehen nga numra te plote. Formula kimike e nje perberjeje molekulare nuk është gje tjeter veç se renditja e elementeve qe formojne molekulen dhe te teprise se perkohshme te çdonjeres prej tyre. Molekulat e perbera nga atome te njejte, por te lidhur ne hapesire ne menyre te ndryshme quhen izomere.