Nako Spiro
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
KUJDES! - *Ky artikull bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedias dhe duhet pastruar urgjentisht nga mirëmbajtësi i faqeve ose administratorët. |
- Nako Spiro ka lindur në Durrës më katër janar 1918. Mësoi në Insitutin Tregëtar italian të Korfuzit dhe vijoi të lartën në Fakultetin Ekonomik të Torinos. U bë komunist shumë herët duke besuar se kjo ishte rruga e drejtë. U angazhua në luftën antifashiste nacional çlirimtare që në fillim të saj dhe qe një nga udhëheqësit më të dalluar të kësaj lufte. Nako Spiro ka qenë sekretar organizativ i rinisë komuniste pas vrasjes së Qemal Stafës. Ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Konferencës së Pezës e të Kongresit të Përmetit. Ishte anëtar i Këshillit Antifashist dhe i Shtabit të Përgjithshëm. Nako Spiro ishte komunist, por njëkohësisht idealist i ndershëm e demokrat. Presidenti Alfred Moisiu i akordoi tre vjet më parë Nako Spiros dekoratën "Nderi i Kombit" me motivacionin “Organizator, frymëzues dhe drejtuesi kryesor i Rinisë Antifashiste. Një ndër udhëheqësit më të shquar të LANÇ në Shqipëri. Luftëtar i vendosur për ruajtjen e pavarësisë së vendit pas luftës dhe në futjen e Shqipërisë në rrugën e progresit. Si intelektual i shquar, publicist i talentuar, që gjithë dijen e tij e vuri në shërbim të një të ardhmeje më të mirë”.