Nikolla Zoraqi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Artisti i Popullit Nikolla Zoraqi lindi në vitin 1929 dhe u nda nga jeta në vitin 1991. Kompozitori gjatë karrierës së tij dha një kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës së re shqiptare. Provoi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore, që nga kënga tek opera, nga miniature instrumentale tek koncerti, baleti e sinfonia. Në të gjitha këto gjini pati arritje të rëndësishme.
Ashtu si ndodhi rëndom në periudhën kur ai krijoi një vëmendje të veçantë Zoraqi i kushtoi krijimit të një muzike me karakter të theksuar kombëtar, në krijimin e karaktereve shqiptare e të figurave të rëndësishme kombëtare. Këtu mund të përmendim vepra të tilla si “Komisari”, “Shota e Azem Galica”, “Cuca e maleve”, “Gjorg Golemi”, etj.
Ky artikull nga Muzika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |