Odhise Paskali
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Odhise Paskali lindi në Përmet në vitin 1903. Studioi për Letërsi dhe Filozofi në Torino të Italisë, ku më pas vazhdoi studimet për histori arti në vitin 1927. Vite më vonë, në 1931-shin krijoi shoqërinë "Miqtë e artit". Në periudhën 1932-1937, në disa qytete të Shqipërisë, u ngritën disa monumente skulpturore, punime të autorit.
Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë , por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat:
- "I urituri",
- "Lufëtari Kombëtar",
- "Themistokli Gërmenji", në Korçë;
- "Ushtari i panjohur",
- "Naum Veqilharxhi", bust në bronx , në Korçë;
- "Partizani fitimtar" (Mathauzen, Austri) 1968;
- Monumenti i Skënderbeut në Tiranë me bashkautorë;
- "Naim Frashëri"
- "Jeronim De Rada"
- "Vojo Kushi"
- "Fan Noli"
- "Onufri"
- "Ahmet Zogu"
- "Enver Hoxha"
- "Çerçiz Topulli"
- "De Rada"
- "Pashko Vasa"
- "Migjeni"
- "Isa Boletini"
- "Idriz Seferi" e shumë vepra të tjera.
Për të gjithë ata që e kanë vlerësuar, vepra e tij mbetet një shkollë e vërtetë arti.