Pashk Përvathi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Pashk Përvathi lindi në fshatin Manati të rrethit Lezhë, më 27 shkurt 1958. Në vitet 1972-'76 kreu shkollën e mesme të kulturës për mësues vizatimi.
Ka punuar pranë Muzeut Etnografik Lezhë në detyrën e shpjeguesit. Në vitet 1984-'86 punon si mësues vizatimi pranë shkollës 8-vjeçare Spiten dhe në Shtëpinë e Pionierit Lezhë. Ndoqi studimet e larta në Akademinë e Arteve në Tiranë për Pikturë Monumentale në vitet 1986-'90. Nga viti 1990-'92 punoi si përgjegjës i Galerisë së Arteve të Lezhës. Ka kryer detyrën e përgjegjësit të Kulturës së rrethit të Lezhës. Në vazhdim ka punuar në profesion të lirë si piktor.