Petrit Plloçi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Petrit Plloçi lindi më 2 dhjetor të vitit 1958 në Mat, Shqipëri.
[redaktoni] Edukimi
Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1983.
[redaktoni] Karriera
- Ka punuar në Gjykatën e Rrethit Dibër, Shkodër e Mat si dhe në Drejtorinë e Kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë.
- Në periudhën 1993-2000 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë.
- Ka dhënë kontributin e tij në hartimin e Kodit Civil.
- Ka qenë anëtar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë si dhe i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Prej vitit 2001 është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.