Posta dhe Telekomi i Kosovës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Posta dhe Telekomi i Kosovës ose shkurt PTK është kompani publike e cila ofron shërbime nga Telekomunikacioni dhe Posta.
Ndërmarrja e Postës, Telegrafit dhe Telefonit të Kosovës u themelua më 12 shtator 1990 si pasardhëse e PTK-së. Në vitin 1988, në një postë kosovare gravitonin 3,8 herë më shumë banorë se sa në një postë të Jugosllavisë së atëhershme. Gjithashtu dendësia e numrave telefonik në një banor ishte për 2,23 herë më e vogël se sa dendësia mesatare e ish Jugosllavisë. Në PTK ishin hartuan planet afatshkurta, afatmesme e afatgjatë për zgjërimin dhe persosjen e komunikacionit postar e telekomunikues edhe nëpër zonat rurale të Kosovës, mirpo qeveria e atëhershme e Serbis, zbatonë në atë ndërrmarrje shoqërore "masat e dhunshme" si pasojë e së cilës do të shkatërrohet edhe Postë - Telekomunikacioni i Kosovës, po ashtu edhe nga përndjkjet e qeverisë serbe do të shkaktohen edhe shumë viktima, në mesin e të cilëve, edhe 11 punonjës të PTK-së, duke mos i llogaritur edhe dy të kidnapuarit nga forcat serbe, e për të cilët akoma nuk dihet gjë.
Pas shumë pritjeve më 2 gusht 1999 punonjësit e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës… U kthyen, por u zhgënjyen tërsisht, pasi me sytë e tyre panë se Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, pothuaj se nuk ekzistonin më. Shërbimet postare ishin pamundësuar tërësisht, ndërsa Telekomunikacioni i Kosovës, po thuaj nuk funksiononte fare, me perjashtim të disa lidhjeve telefonike ndërkombëtare, që i kishin ngelur ende Prishtinës, asnjë lidhje tjetër nuk funksiononte në tërë Kosovën… Sot, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës në aspektin struktural përbëhet nga dy shtylla kryesore: Telekomunikacioni dhe pjesa Postare.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Posta
Pjesa Postare përfshin:
- Postën Ndërkombëtare,
- Postën vendore, zyrat postare dhe shërbimin financiar postar.
Posta e Kosovës është e pranuar edhe nga Unioni i Postave Ndërkombëtare. Ajo në teritorin e Kosovës ka 109 zyra postare, 238 sportele, 379 foltore publike dhe 174 kuti postare.
[redaktoni] Telekomunikacion
Fushat e shërbimeve:
- Telefonia fikse
Telefonia fikse ka 120 mijë parapagues të telefoneve fikse. Rrjeti i telefoneve fikse, pjesërisht aplikon teknikën digjitale, fibrave optik dhe sistemin SDH. Ndërsa në teritorin e komunes së Prishtinës ofron edhe shërbimet e Linjave të Huazuara (Lease Lines), linja ISDN (Rrjeti Digjital i Shërbimeve të Integruara)etj. Kapaciteti i rrjetit është diku afro 450 mijë porte. Në këtë pjesë të Postës dhe Telekomit të Kosovës hyjnë edhe foltoret publike të cilat janë të paisura me kartela.
- Telefonia Mobile
Në këtë pjesë të postës GSM Vala është operatori i vetëm kosovar i telefonisë mobile. Ndërsa Vala ofron numra SIM kartela me pagesë mujore(Post-paid)dhe me mbushje(Pre-paid),si dhe shërbime tjera si VM, SMS, MMS etj.). Deri tani është arritur që të bëhet mbulimi i të gjitha qyteteve dhe qendrave më të mëdha të Kosovës si dhe të rrugëve magjistrale, me disa përjashtime. Aktualisht sistemi GSM-Vala ka rreth 600,000 numra ndërsa kapaciteti është deri në 1 milion. Deri në mesin e vitit 2005, Vala ka pasur marrëveshje roaming-u me 64 operatorë nga 37 vende të botës. Në tre muajt e fundi Vala ofron shërbimin e dërgimit të SMS ndërkombëtarë, liroi deri në 50 për qind çmimet për thirrjet ndërkombëtare, liroi pajisejen me numër të ri në 15 euro nga 66 euro dhe se fundi ne 5 Euro. Nga fillimi i muajit shtator Vala ka kaluar në 2.5G duke ofruar shërbimin e GPRS pa pagesë, me të cilin mundësohet shfletimi i internetit dhe e-mailit përmes telefonit mobil, dërgimi i MMS. Deri në fund të vitit Vala do të ofrojë edhe 20 oferta dhe shërbime të reja. Këto shërbime janë pjesë e strategjisë së re të PTK, në krye me Dr. Etrur Rrustemaj për të orientuar kompaninë drejt konsumatorit.
- Interneti
DardaNETi është ofrues final për të gjitha shërbimet e bazuara në Protokollet e Internetit dhe pikë fillestare për qasje në sherbimet, për këto shërbime DardaNETi si ISP në Kosovë shfrytëzon linjat tokësore të Internetit. DardaNETi ofron qasje në Internet permes linjave të huazuara për personat juridik si dhe qasje përmes linjave telefonike (dial-up) për konsumatorët individual. Shërbimi përmes linjave të huazuara është në dispozicion në brezat nga 64 Kbps deri në 2 MBps. Për qasjen dial-up, kapaciteti maksimal është 56 Kbps. Konektiviteti ndërkombëtar i DardaNET është lidhja me SeaBONE të Telecom Italia dhe Lidhja me Telekom Austria, nëpërmes Durrësit, me anë të lidhjes Prishtinë - Tiranë, pronë e PTK-së dhe AlbTELECOM sh.a. Gjithshtu, eksiston edhe lidhja rezervë me MTnet të Telekomit të Maqedonisë nëpërmes lidhjes Prishtinë - Shkup, pronë e PTK-së dhe Makedonski Telekomunikacii.
[redaktoni] Shiko dhe këtë
Posta e Kosovës është përqëndruar në përmirësimin e kualitetit dhe të një numër shërbimesh të ofruara për konsumatorët e saj. Gjatë vitit të kaluar janë arritur rezultate domëthënëse. Ndër to, më të rëndësishmet janë:
Përcaktimi i Kodit Postar në bashkëpunim me Unionin Postar Universal dhe UNMIK-un, licencimi i PTK-së nga ana e BPK-së për kryerjen e shërbimeve jobankare financiare i cili i mundëson Postës së Kosovës t`i ofrojë palës së tretë shërbimet e arkëtimit dhe pagesave.
Arritja e marrëveshjeve për shërbime ndërmjet Postës, Telefonisë Fikse dhe asaj Mobile që njësitë e biznesit për shërbimet e kryera ndermjet vete të kompenzohen.
U lëshuan në qarkullim shtatëmbëdhjetë emisione të reja të pullave postare (Filatelia Pulla Postare) u bë përmirësimi i kualitetit të shërbimeve të thjeshta dhe prim të postës kombëtare dhe ndërkombëtare, përgatitja e projektit dhe shpallja e tenderit për renovimin e 17 zyrave postare në tërë Kosovën.
Shpallja e tenderit për ndërtimin e (Qendrës Tranzite Postare) QTP-së së re, planifikohet të përfundojë brenda dy vjetëve.Posta synon ta pozicionon veten në mesin e shërbimeve më të avancuara postare të botës me imazh dhe (markë) identifikues, e mbështetur nga një mori shërbimesh kualitative.
Elementet kryesore të strategjisë të Postës së Kosovës janë:
Përmirësimi i vazhdueshëm në shërbimet për konsumatorë, shtimi i përdorimit të teknologjisë moderne duke filluar me automatizimin e plotë të shërbimeve të sportelit, implementimi i shërbimeve shtesë financiare jobankare, zhvillim të vazhdueshëm profesional për të gjithë stafin dhe zgjerimin e rrjetit postar.
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Numra dhe bilance formati .pdf dokument.
- Internet fleta zyrtare nga PTK-ja
- Kodi Postar i Kosovës Internet fletë zyrtare e PTK-së