Religjioni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Religjioni (latinisht : religiare që do të thotë të lidhesh), si formë më e vjetër e vetëdijes dhe botëkuptimit njerëzor, kosiderohet si një lidhje e komunitetit të caktuar shoqëror të klanit, fisit, individit me një qenie mbinatyrore. Religjioni është sistem i besimeve dhe ritualeve që i drejtohen një qenie supreme-të shenjtë. Religjioni ekziston që nga ekzistimi i njeriut dhe ka të bëjë me mënyrat e organizuara shoqërore të mendimit, ngjarjeve dhe veprimet që aludojnë në ekzistimin e supernatyrës.
”Fetë përshijnë një kompleks simbolesh që revokojnë ndjenjat e nderimit ose frigës dhe janë të lidhura me ritualet ose ceremonialet të kryera nga ana e besimtarëve”. Religjionet e para kanë qenë të formës anemiste(besimi në fuqitë hyjnore) dhe totemiste (besimi në ndonjë qenie, shtazë, bimë apo gjësend), por më pas formohen trajtat e tjera të religjionit të cilat janë politezimi (besimi në shumë perëndi) dhe monoteizmi (besimi në një perëndi). Ka shumë mendime e keqkuptime në definimin e religjionit. Në komunitet e para të njerëzimit përfytyrimet religjioze ishin të lidhura në mënyrë direkte me pasqyrimet ose shprehjet imagjinare të realitetit natyror e shoqëror, të fenomeneve natyrore, të lidhjeve të rrjedhës së tyre të shkaqeve e të fakteve si dhe marrëdhënieve shoqërore të atëhershme.
Edhe pse ekziston një numër i madh i feve në kohën e sotme ato kanë një pike të përbashkët: të adhurohet një qenie që ekziston mbi të gjithë pjesëtarët e tij. Në esencë religjioni niset prej faktit se ekzistojnë fuqitë të cilat caktojnë dhe regullojnë të gjitha ngjarjet në botë.
Çdo religjion ka ritualet apo ceremonitë fetare të tij. Religjionet hyjnore, në të njëjtën kohë më të përhapurat në botë janë: