Rexhep Qosja
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Rexhep Qosja | |
Akademik |
|
Emri: | Rexhep Qosja |
---|---|
Ditëlindja: | 1936 |
Vendlindja: | Vuthaj, Mali i Zi |
Pseudonim(e): | Qosja |
Nacionaliteti: | Shqiptar |
Web-faqja: | http://www.rexhepqosja.com/ |
Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit i Zi. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jeta e hershme
[redaktoni] Edukimi
Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.
Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.
[redaktoni] Karriera politike
[redaktoni] Tituj të veprave
- Episode letrare - (1967)
- Dialogë me shkrimtarë - (1968)
- Antologjia e lirikës shqipe - (1970)
- Kontinuitete - (1972)
- Asdreni - jeta dhe vepra - (1972)
- Panteoni i rralluar - (1973)
- Vdekja më vjen prej syve të tillë - (1974)
- Shkrimtarë dhe periudha - (1975)
- Anatomia e kulturës - (1976)
- Mite të zhveshura - (1978)
- Prej tipologjisë deri te periodizimi - (1979)
- Morfologjia e një fushate - (1980)
- Nocione të reja albanologjike - (1983)
- Historia e letërsisë shqipe I - (1984)
- Historia e letërsisë shqipe II - (1984)
- Antologjia historike e letërsisë shqipe - (1985)
- Historia e letërsisë shqipe III - (1986)
- Porosia e madhe - (1986)
- Populli i ndaluar - (1990)
- Strategjia e bashkimit kombëtar - (1992)
- Çështja shqiptare: Historia dhe politika - (1994)
- Ligjërime paravajtëse - (1996)
- Fjalor demokratik - (1997)
- Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën - (1999)
- Realiteti i shpërfillur (Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar) - (2006)
[redaktoni] Raporti me të tjerët
Botimi i librit nga Ismail Kadare në vitin 2006 "Identiteti europian i shqiptarëve - sprovë"1 ishte një ringjallje e një polemnike në mes të Qosjes dhe Kadares. Kështu ndërsa Kadare e vlerëson identitin shqiptar si perendimor, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur"2, e vlerëson atë si një përzierje të identitetit perendimor dhe lindor, të krishterë dhe mysliman.
[redaktoni] Shih edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- 1.Ismail Kadare: "Identiteti evropian i shqiptarëve" - artikull në int. 2006 i Gazetës Shekulli: ID=92925/ID=92968
- 2.Rexhep Qosja: "Realiteti i shpërfillur" - artikull në int. 2006 i Gazetës Shekulli: ID=95244
- Rexhe Qosja ju përgjigjet studentëve - pjesë filmi dokumentarë
Ky artikull nga Literatura është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |