Rudolf Marku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Rudolf Marku lindi në vitin 1952 në Lezhë. Pasi mbaroi studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, u emërua si mësues në Lezhë.
Nga viti 1987 deri në vitin 1990 punoi në gazetën “Drita”, ku drejtoi botimin e poezisë dhe të përkthimeve. Në vitin 1991 emërohet nga Ministria e Jashtme, me detyrën e atasheut kulturor pranë ambasadës shqiptare në Londër. Që nga viti 1997 ai jeton bashkë me familjen në Angli. Jep mësim në Universitetin e Birbekut, në Londër. Ka botuar 7 vëllime poetike, si dhe ka bërë shumë përkthime nga anglishtja në shqip të disa poetëve më të njohur të poezisë angleze dhe amerikane si dhe përkthimet veprave të T.S. Eliot, Ezra Pound dhe W.H. Auden. Sapo ka botuar edhe romanin Allahland”.
![]() |
Ky artikull nga Literatura është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |