Sabri Fejzullahu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Sabri Fejzullahu | |
![]() |
|
Emri: | Sabri Fejzullahu |
---|---|
Vendlindja: | Podujevë, Kosovë |
Sabri Fejzullahu ka lindur më ? në fshatin Tërrnavë komuna e Podujevës. Ai është një aktor dhe këngëtar nga Kosova.
Në Kuvendin e kaluar (2002) të Kosovës ai ishte deputet i PDK-s.
[redaktoni] Karriera
Sabriu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e tij në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë.
Karekteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdor atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit.
Sabriu luajti në disa TV- dhe video-filma.Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim "Leci" Krajkova dhe Rasim "Cima" Thaqi. Ai luajti edhe në serialet Kur pranvera vonohet dhe Autobusi. Po ashtu edhe në TV-komedinë Qesh e ngjesh me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, më së shumti të zhanrit komedi.
I biri i tij Ermal Fejzullahu është një këngëtar i njohur në zhanrin pop.
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Albasoul Sabri Fejzullahu - albume dhe këngë
- Hija e flokut tëndë - Video kënga
![]() |
Ky artikull nga Muzika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
![]() |
Ky artikull nga Aktori është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |