Sallatë me rrepa
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit sepse atëherë rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme. Pasi u hiqet lëkura dhe lahen mirë, ato grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë.
Shënim: Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.
- Për 500 g rrepa duhen:
vaj 3-4 lugë, uthull 2 lugë, pak majdanoz dhe kripë, sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet dhe salcë kosi.