Shën Korbiniani
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shën Korbiniani (rr. 670 - 8 shtator, rr. 730 Frajzing) ishte një misionar dhe peshkopi i parë i Frajzingut. Kisha katolike dhe ajo ortodokse e nderojnë atë si shenjtor. Dita e festës së tij është 8 shtatori. Përkujtimi i zhvendosjes së eshtrave të tija është 20 nëntori.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jeta
Korbiniani lindi dhe u pagëzua me emrin Valdekizo në Shatre, afër Melunit në trojet efrankëve. Emrin e mori nga i ati, i cili vdiq kur ai ende ishte fëmijë. E ëma quhej Irina Korbiniana e cila pas vdekjes të të shoqit e quajti të birin "Korbinian", pas emrit të saj. Nga fëmijëria e tij nuk dihet asgjë tjetër. Burimi i hershëm rreth jetës së Korbinianit ndodhet në "Vita Corbiniani " e peshkopit Arbeo i Frajzingut.
Që ne moshe te re Korbiniani vendosi te bente jeten e nje oshënari. Jetoi per 14 vjet si oshenar prane nje kishe kushtuar Shën Zhermenit, ne Shatre, ne rrugen per Orleans. Fama e tij terhoqi shume nxenes rreth tij, gje qe e beri te nderpriste jeten oshenare. Korbiniani ishte shume i dhene dhe e adhuronte shume Shën Pjetrin. Prandaj ai vendosi te bente nje udhetim ne Rome, i shoqeruar nga nxenesit e tij. Ne Rome, Papa Gregori II e caktoi Korbinianin te perdorte dhuntite e tija per te ungjillezonte Bavarine (Bajerni). Korbiniani mund te kete qene peshkop kur mori kete detyre ose u shugurua si i tille nga Gregori i II. Ne Bajern ai mberriti rreth vitit 724.
Ne nje mal prane Frajzingut, ndohej qe moti nje faltore, Korbiniani ndertoi nje manastir benediktin dhe nje shkolle, e cila u drejtua nga i vellai Eremberti, pas vdekjes se tij.
[redaktoni] Gojëdhëna mbi ariun
Shenja e Korbinianit është ariu. Sipas ajografise së tij, gjatë rruges per ne Romë nje ari i shqeu kalin qe mbante barren e tij, Korbiniani e qortoi ariun dhe e urdhëroi ate te mbante barren e tij. Sapo arriten ne Rome, ai e la ariun te lire, dhe ariu u kthye ne "shtëpinë" e tij. Ariu i Shën Korbinianit përdoret si shenjë (simbol) heraldike e Frajzingut.
[redaktoni] Sh. Korbiniani në ikonografi
[redaktoni] Shiko edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Sh. Korbiniani në Enciklopedia katolike.
- Mynih-Frajzing në Enciklopedinë katolike.