Shën Valentini
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shën Valentini është një shënjt dhe dëshmor i kishës katolike. Në shekullin III ai ishte peshkop në Interamna (sot: Terni). Ai është shenjt mbrojtës i dashurise mbarëbotërore. Lindi rreth vitit 176. Përqafoi krishterimin dhe u emërua peshkop i San Feliciano di Folinjos. Vdiq në Romë me urdhër të perandorit Aurelian në vitin 270 (ose ndoshta 273, data nuk është e sigurtë). U varros në kodrën e Ternit, qytet në të cilin ishte peshkop nga viti 197 dhe është ende sot shenjt mbrojtës i tij.
Në vendin ku u varros ngrihet sot një bazilike në të cilën ruhen teshat e tij; pranë, një shtatore argjendi mban shkrimin:Shën Valentini mbrojtësi i dashurisë. Figura e shenjtorit mbrojtës të të dashuruarve vihet megjithatë në pyetje nga disa që parapëlqejnë t´ia rikthejnë një prifti romak i cili poashtu pak a shumë në të njëjtat rrethana vdiq po ato vite si Sh.Valentini.
Emrin Shën Valentin e mban edhe një festë e njohur botërore si "dita e të dashuruarve", që është më 14 shkurt.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Përndjekja dhe vdekja
[redaktoni] Festa e Shën Valentinit
[redaktoni] Mrekulli dhe gojëdhëna
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() |
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |