Shpejtësia e dritës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shpejtësia e dritës në zbrazëti është një pandryshueshmëri e rëndësishme në fizikë që shënohet me shkronjën C për constant ose për fjalën lat. celeritas që do të thotë "shpejtësi". Nëpërmes çdo lënde të tejdukshme ose depërtuese si qelqi ose ajri, drita udhëton më ngadalë se c, shpejtësia e saj në zbrazëti; raporti i c me këtë shpejtësi të vogël quhet Treguesi i përthyerjes së mjedisit.
Në masën e njësive, c është saktësisht 299,792,458 metra në sekondë, afërsisht 300.000 km/s. Duhet të kihet parasysh që kjo shpejtësi është një përcaktim, dhe jo një masë, ngaqë njësia themelore në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive të gjatësisë, metri, është përcaktur që prej 21 qershorit të vitit 1983 në lidhje me shpejtësinë e dritës - një metër është largësia që drita përshkon në zbrazëti në 1/299,792,458 të sekondit.
Kategoritë: Dritë | Njësi shpejtësie | Fizikë | Optikë