Thunderway
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Thunderway ishte një grup muzikor i tipit Heavy Metal nga Tirana, Shqipëri. Grupi u themelua më 1993 dhe ndonëse pati një jetëzgjatje të shkurtër pati sukses të madh si një nga grupet e para të paskomunizmit. Pjestarët e grupit ishin:
- Alban Laro - kompozitor dhe tastierë
- Mit'hat Laro - kitarë bas
- Roland Fusha - bateri
- Elton Deda - këngëtar
- Dritan Xheladini - kitare ritmi
- Bledar Sejko - kitare kryesore
Thunder Way publikoi vetëm një album të quajtur The Order Excecutors më 1993. Albumi u mundësua nga Ranit Tafilaj dhe u regjistrua në Shkup, Maqedoni. Albumi u regjistrua brenda vetëm një jave dhe pati një tirazh prej 1000 kasetash. Këngët janë shkruar nga Voltan Vorpsi dhe janë tërësisht në anglisht.
- Future Punishments
- Nothing Else To Try
- The Devil's Rule
- The Last Warrior
- The Order Executors
- Unexpected Sufferings
- Victims of Confusion
- Crimes With Prepensation
- Dancing With Beasts
Grupi dha koncertin e fundit në Tiranë më 18 Mars, 1994.