Tinka Kurti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Tinka Kurti | |
Emri: | Tinka Kurti |
---|---|
Ditëlindja: | 17 dhjetor 1932 |
Vendlindja: | Sarajevë |
Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. "Zoja e randë" e teatrit dhe kinemasë shqiptare, një aktore e madhe që nuk ka ndërmend të plaket.
U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.
Që viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.
Të paharruar kanë mbetur Nene Pashako tek “Yjet e neteve te gjata” (1972), Halla tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nenes”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.
[redaktoni] Filmografia
- Kosova: Desperate Search - (2006)
- Nata - (1998)
- Në emër të lirisë - (1987)
- Hije që mbeten pas - (1985)
- Besa e kuqe - (1982)
- Qortimet e vjeshtës - (1982)
- Si gjithë të tjerët - (1981)
- Mëngjese të reja - (1980)
- Nusja - (1980)
- Gjeneral gramafoni - (1978)
- Vajzat me kordele të kuqe - (1978)
- Emblema e dikurëshme - (1976)
- Çifti i lumtur - (1975)
- Lumë drite - (1975)
- Operacioni Zjarri - (1973)
- Yjet e neteve te gjata - (1972)
- Guximtarët - (1970)
- Tana - (1958)
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() |
Ky artikull nga Aktori është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |